LAJMI I FUNDIT:

Taksitë ilegalë në Prishtinë (Video)

Taksitë ilegalë në Prishtinë (Video)

Taksitë ilegalë në Prishtinë po qarkullojnë në numër të madh dhe në çdo kohë. Para dhe pas autobusëve urbanë, gati në çdo stacion të kryeqytetit shihen vetura ose kombibusë të cilët nuk kanë asnjë shenjë taksie, por që operojnë si të tillë.

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kah mesi i muajit shkurt patën ndërmarrë një aksion  treditor, me ç’ rast konfiskuan 58 auto-taksi. Mirëpo, kjo nuk e ka reduktuar aspak numrin e taksive ilegalë.

Qytetarët thonë se duhet të rregullohet çështja e trafikut urban dhe të rritet numri i  autobusëve urbanë në mënyrë që të ndalohet një veprimtari e tillë ilegale.


Taksitë ilegalë, përveç që nuk janë të sigurt dhe ndikojnë në ekonominë e shtetit, po ashtu pengojnë edhe taksitë legalë që paguajnë tatim për shtetin.