Si të përmirësohet pikëpamja e rrënuar mbi veten dhe si të ngrihet vetëbesimi?
Pikëpamja mbi vetveten ndërtohet nëpërmjet marrëdhënieve dhe detyrave të cilat na i imponon jeta. Është e rëndësishme për funksionimin tonë të përditshëm, andaj duhet kujdesur që të mos futemi në grackën e pakënaqësisë.
Njerëzit me vetëbesim dinë çka dëshirojnë dhe besojnë që mund të arrijnë sukses. Vetëbesimi na bën bashkëpunëtor, partner, prind, mik të këndshëm… Ndërkaq buzëqeshja dhe përkrahja e të tjerëve, posaçërisht e atyre të cilët i duam, ndihmon në forcimin e shfaqjes pozitive vetjake para pasqyrës.
Shpesh herë bëhen zgjedhje të gabuara, kuptoni që po bëni një punë që nuk ju pëlqen dhe keni një nivel më të ulët pune krahasuar me atë që kishit planifikuar. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe në nivelin personal.
Mungesa e vetëvlerësimit është një problem i rëndë. Shkakton rezultat të ulët në punë, por edhe në jetën tuaj personale.
Mungesa e vetëvlerësimit është një gjendje që e kalojnë femrat dhe meshkujt, por përqindjen më të madhe e zënë femrat. Kufiri për të kaluar në një gjendje patologjike është shpesh në rastet e vështirësisë për të jetuar një jetë normale.
Në këto raste ka një sjellje ndryshe nga situatat e tjera. Shpesh ndikon në vendime të rëndësishme në punë, shoqëri apo në jetën personale dhe nuk lejon të ndihesh i aftë për t’u përballur me situatat me të cilat jeta të vendos përpara.
Zakonisht niveli personal dhe ai i punës janë në vija të barabarta. Në punë shpesh bëhen zgjedhje të gabuara, mjaftohesh me një punë që nuk të pëlqen apo nuk është ajo që ke dashur. Në nivelin personal është e njëjta gjë, kënaqesh dhe të mjaftojnë lidhje të cilat nuk janë të duhurat, ose vendos të rrish vetëm.
Është e rëndësishme të dish të kërkosh ndihmë. Kur vlerësimi për veten është shumë i ulët, shpesh individi nuk është në gjendje as të kërkojë ndihmë. Gjithashtu, është e rëndësishme të dish të vlerësosh veten dhe të besosh se mund të arrish rezultate të shkëlqyera në çdo punë që merr përsipër.
Fillimisht të mendosh se je një person unik dhe i paçmueshëm. Zakonisht, kush ka probleme me vetëvlerësimin ka më shumë ndjeshmëri dhe i vlerëson gjërat pak. Edhe mënyra se si qëndron ndikon. Mbaj një qendrim drejt, me shpinën drejt dhe në gjendje për t’i përballuar situatat me kurajë.
Gjithashtu, mos nguro të drejtohesh te një psikolog apo doktor për të zgjidhur problemin, sepse çdo gjë e ka një zgjidhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak