Histori e dhimbshme, ngujohen nga gjakmarrja futbollisti i Vllaznisë dhe Adës
Një histori vërtetë e rëndë dhe e shëmtuar për Shqipërinë e vitit 2016. Dy futbollistë të rinj, Stivi dhe Uendi Vecaj, djem xhaxhallarësh mes tyre, nuk do të jenë në gjendje të luajnë të shtunën për Vllazninë dhe Adën.
Arsyeja është se një kushëri i tyre, pesë ditë më parë ka vrarë një njeri. Historia e gjakmarrjes, rregullat e Kanunit, i detyrojnë edhe ata të ngujohen. Për këtë arsye, prej tre ditësh, Stivi Vecaj nuk është paraqitur në stërvitje me ekipin e Adës.
Prandaj, nuk do të jetë as nesër i gatshëm për të luajtur në ndeshjen shumë të rëndësishme të këtij ekipi ndaj Kamzës. Kjo është mungesë e cila ndikon në lojën e velipojakëve, sepse për trajnerin Krepi, ky futbollist është një nga pikat më të forta të formacionit të tij. Nga ana tjetër, e njëjta histori është përcjellë edhe tek një pjesëtar tjetër i këtij fisi.
Uendi Vecaj është një nga lojtarët e rinj më të talentuar të Akademisë së Vllaznisë dhe jo më kot drejtuesit e klubit, në muajin janar kanë firmosur një kontratë me të, transmeton TeleSport.
Madje, trajneri Cungu ka dashur ta përfshijë në 18-she për ndeshjen e nesërme ndaj Laçit, por për fat të keq edhe ai duhet të ngujohet. Një histori e tmerrshme, por ky është realiteti. Më datë 21 janar, Ndokë Vecaj, 76 vjeç, ka qëlluar me armë gjahu një shtetas 52-vjeçar, që kishte hyrë në orën 02:00 të natës brenda rrethimit të shtëpisë së tij, duke e vrarë atë.
Ky i fundit rezulton të ketë qenë një person me probleme të shëndetit mendor, megjithatë, tashmë, përveç autorit të këtij krimi, që është i arrestuar, duhet të vuajnë të gjithë pjesëtarët e fisit “Vecaj”, sipas rregullit të gjakmarrjes.
Ata janë të ngujuar tashmë dhe dy futbollistët, Stivi dhe Uendi Vecaj, pikërisht për këtë arsye, nesër nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur me Adën dhe Vllazninë. Ky është një fenomen shumë absurd, por realiteti i kohës që po jetojmë është i tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë