LAJMI I FUNDIT:

Regjisori i “The Revenant” fiton çmimin DGA, favorit për Oscar

Regjisori i “The Revenant” fiton çmimin DGA, favorit për Oscar

Alejandro Inarritu e ka fituar çmimin e madh të shoqatës së regjisorëve “Directors Guild of America” (DGA), për filmin e tij “The Revenant” duke i rritur edhe më shumë mundësitë e një triumfi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të kinematografisë, Oscar.

Historia e jashtëzakonshme e mbijetesës, frymëzuar nga një personazh real, kryeson garën e Oscar me 12 nominime, përfshirë këtu atë të regjisorit më të mirë, transmeton TCH.

Ajo e të qenit favorit i “DGA”-së është një luftë e ashpër, ndaj dhe shpërblimi i marrë për realizimin e jashtëzakonshëm të filmit të tij të fundit, e bën Inarritunë të parin regjisor meksikan, që nderohet kësisoj nga shoqata elitare, vlerësimi i së cilës shpeshherë profetizon se kush është regjisori, që do të çojë në shtëpi statujën e artë.


“The Revenant”, me aktor kryesor Leonardo DiCaprion, tregon historinë e eksploruesit të shekullit të XIX, Hugh Glass, i cili sulmohet nga një ari dhe lihet të vdesë nga shokët e grupit të tij të gjuetisë.

Për t’i dhënë një ndjenjë autenticiteti, filmi u xhirua në mënyrë kronologjike, duke përdorur vetëm dritë natyrore, si rrezet e diellit apo dritën e zjarrit.

52-vjeçari Inarritu thotë se, duke mos përdorur efektet speciale, produkti përfundimtar është një pasqyrim i kinematografisë autentike dhe një mundësi, që shikuesi të përjetojë natyrën e vërtetë.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina
“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Magazina

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)

Kalo në kategori