LAJMI I FUNDIT:

Tenisti britanik bëhet baba

Tenisti britanik bëhet baba

Tenisti më i mirë britanik, Andy Murray, është bërë baba.

Gruaja e tij, Kim Sears, ka sjellë në jetë një vajzë të dielën mbrëma, njoftojnë mediat.

Çifti akoma nuk ka dalë publikisht me lajmin e gëzuar, por kjo pritet të ndodhë orët në vijim.


Murray dhe Sears u martuan në vendlindjen e tenistit në Dunblane në prill të vitit të kaluar.

murray

Pas humbjes në Australian Open në muajin janar, Murray deklaroi se do ta merrte pushim gjithë shkurtin për t’i qëndruar afër gruas së tij dhe të presë në jetë fëmijën e parë.

Kjo do të thotë se ai do të mungojë në garat e ATP-së në Rotterdam dhe Dubai. /Telegrafi/