LAJMI I FUNDIT:

Nga porno-videot në Hollywood (Foto)

Nga porno-videot në Hollywood (Foto)

Aktorët e rinj dhe të panjohur në Hollywood nuk mund t’i zgjedhin rolet, por janë të lumtur me atë që marrin. Disa nga yjet më të mëdhenj të ditëve të sotme këtë e kanë përjetuar në lëkurën e tyre, duke pranuar role edhe në filma erotikë me buxhet të ulët.

Dhe sot ata jo me dëshirë i kujtojnë ato role, por e dinë se ata në njëfarë mënyrë ua kanë hapur rrugën drejt famës dhe milionave.

Hellen Mirren sot është njëra nga damat më të famshme në skenën e Hollywoodit, por në fillim të karrierës është paraqitur në një film erotik. Filmi bënte fjalë për carin romak Kaligula, ku Hellen ishte njëra prej dashnoreve të tij. Ishte dashur të jetë një film historik, por praktikisht ishte shndërruar në film pornografik, pasi ishte i mbushur me skena të shumta të seksit dhe zhveshjes.

Aktori i famshëm Arnold Scwarzenegger, gjatë karrierës së tij si bodibilder, ishte paraqitur në disa seanca fotografimi për revista homoseksualësh dhe atë në poza të nxehta.


Para se të bëhej i famshëm me rolin në serinë, “X File”, David Duchovny kishte luajtur në dramën erotike “Red Shoes Diaries”, e cila praktikisht ishte pornografi e butë.

Sylvester Stallone kishte fillim të vështirë të karrierës. Ishte praktikisht i pastrehë, derisa ishte paraqitur në filmin erotik “The Party at Kitty and Stud’s”. Kishte shpresuar se do të fitonte para dhe ky film do të mbetej në harresë, por kush kishte paraparë se çfarë ylli do të bëhej pas filmit “Rocky”.

Cameron Diaz është bërë e popullarizuar me rolet argëtuese dhe të një vajze të çmendur dhe dinake, ndërsa me rol të tillë e kishte filluar edhe karrierën, por pa rroba në trup. Kishte filluar si modele, për të vazhduar si modele pornografike dhe më pas edhe filmi pornografik “She’s No Angel”, ku në plan të parë nuk ishin aftësitë e saj në aktrim, por në seks.
porno 1

porno 2

porno 3

porno 4

Në trend Magazina

Më shumë
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Magazina
Jozi për Gjestin: Viktimizohet shumë, edhe në rastin e fundit kur dola jashtë

Jozi për Gjestin: Viktimizohet shumë, edhe në rastin e fundit kur dola jashtë

Magazina
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori