LAJMI I FUNDIT:

Kënga e re e Alban Skënderajt flet për krizën në çift (Video)

Kënga e re e Alban Skënderajt flet për krizën në çift (Video)

Në intervistën e parë pas publikimit të këngës “Unë dhe ti”, Alban Skënderaj thotë se ka punuar me këtë projekt muzikor siç nuk bën zakonisht.

I ftuar në programin e mëngjesit Wake Up, kantautori i njohur ka treguar më shumë detaje për periudhën gjatë së cilës ka munguar në muzikë, për këngën e fundit, por edhe për marrëdhënien e tij me Miriam Canin.

Si një dedikim për dashurinë e sakrificave, “Unë dhe ti” erdhi ashtu siç e kishte dëshiruar vetë Albani – për çiftet që kanë kaluar shumë vështirësi bashkë.


“Të gjitha çiftet, mendoj që kanë diçka që i bashkon. Të gjithë kanë kaluar mes vështirësive. Ne shqiptarët, kemi kaluar shumë probleme ekonomike, sociale, kemi ndjerë shtypjen e diktaturës, e ndonëse ne jemi një brez i ri, kemi shenja nga këto vështirësi. Unë doja të bëja një këngë universale ku secili gjen veten. Edhe klipin doja që të bëhej nga vetë njerëzit”, ka thënë ai, transmeton revista Class.

Nëse në sytë e të gjithëve, Miriam-Alban janë çifti perfekt, kantautori tregon sinqerisht se edhe marrëdhënia e tij, si e të gjithëve, ka pasur krizat e veta.

“Kemi pasur kriza, si çdo çift, por mendoj që çdo ditë duhet të punosh që të ushqesh raportin, dashurinë, vazhdimësinë, jetën… Edhe kjo këngë këtë mesazh kërkon të përçojë: është shumë e lehtë të jesh egoist, të jesh vetjak, siç bëhet shpesh sot në jetë, por nëse do që një raport të funksionojë duhet të bësh sakrifica e të jesh i fortë në momente të vështira, të durosh, të pranosh, të respektosh…”, ka theksuar Albani duke treguar se të dyve iu është dashur të jenë tolerantë.

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
Kate Hudson nudo në vaskë, i shihet gjithçka (Foto +18)

Kate Hudson nudo në vaskë, i shihet gjithçka (Foto +18)

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Magazina
Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Magazina
Kalo në kategori