A ndihmojnë vërtet kukullat që flasin në zhvillimin e aftësisë së të folurit te fëmijët?
Një studim i ri në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane për Pediatrinë (JAMA) thotë se: nuk duhet t’u besoni gjithmonë etiketimeve që referon kutia ambalazhuese, ku thuhet se një lodër promovon zhvillimin e gjuhës.
Shumë prindër blejnë lodra, veçanërisht ato që flasin dy gjuhë, për të nxitur aftësinë e zhvillimit të gjuhës te foshnjat dhe fëmijët. Ndërsa studimi pohon se, komunikimi dhe bashkëveprimi i vazhdueshëm me fëmijën ndikon në aftësinë gjuhësore të tij (duke lexuar dhe sukseset akademike).
Sipas studiuesve, lojërat që emërtohen si edukative, për fat të keq, shpesh janë mashtruese.
Ka një bum sa i takon lojërave elektronike, duke pretenduar se u vijnë në ndihmë fëmijëve për t’u aftësuar në aspektin gjuhësor (të flasin më shpejt), por studiuesit thonë se vlera “edukative” e tyre jo gjithmonë është e drejtë.
Familjeve që morën pjesë në studimin e Universitetit të Arizonës Veriore, iu dhanë libra, lodra tradicionale, jo-elektronike (blloqe shënimi, kuba formuese, rebuse etj.), dhe lojëra elektronike, dhe iu kërkua të luajnë me to në tri ditë të veçanta.
Studiuesit monitoruan komunikimin prind-foshnje gjatë pushimeve pas çdo loje, vëzhguan se sa shumë prindërit u flisnin foshnjave të tyre, numrin e shqiptimeve për t’iu shpjeguar lojën, përgjigjet verbale të tyre ndaj zhurmave të fëmijës si dhe fjalët specifike të përdorura nga përgjigjet e prindërve.
Studiuesit zgjodhën lodrat që flisnin, të cilat ishin përzgjedhur për të promovuar aftësinë e zhvillimit të gjuhës për fëmijët e moshave nga 10 deri në 16 muajsh. Por, siç rezultoi, ata zbuluan se asgjë nuk krahasohej me ndërveprim vokal gjatë pushimeve mes lojërave se sa zëri i një prindi.
Edhe pse shembujt e kërkimit ishin të pakët në numër, rreth 26 prindër, (pothuajse të gjithë ishin të arsimuar), studiuesit thanë se të dhënat treguan se, lodrat elektronike nuk janë aq të afta në komunikim dhe ndërveprim për t’i aftësuar foshnjat në të shprehurit me anën e gjuhës.
Ashtu siç të mësuarit është një aktivitet social që kërkon ndërveprim, thjesht lodra nuk mund të bëjë këtë punë e vetme.
Heather Kirkorian, studiues për zhvillimin e fëmijëve në Universitetin e Wisconsin, Madison, së bashku me studiuesen kryesore të studimit, Profesor Anna Sosa të Universitetit të Arizonës Veriore, bien dakord se gjëja më e mirë që prindërit mund të bëjnë, është të lehtësojnë zhvillimin e aftësive gjuhësore me fëmijët e tyre duke biseduar dhe bashkëvepruar me ta, në mënyrë që të promovojnë te fëmija aftësinë e gjuhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Fakte për hollimin dhe rritjen e flokëve
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme