Ndiheni gjithnjë të lodhur? Bëni kujdes, sepse prej lodhjes mund të bëjmë shumë gabime. Kështu që duke ndryshuar disa sjellje të vogla në përditshmërinë tonë, ne mund të përmirësojmë jetën tonë dhe të jemi më mirë.
Gjatë çdo dite, lodhja rrit nervozizmin, ankthin dhe stresin. Më poshtë janë disa këshilla se si t’i parandaloni simptomat me një stil jete më të lumtur.
Stop!
Lodhja konsiderohet si një nga rreziqet thelbësore të punës dhe duket se është e kushtëzuar nga kohëzgjatja dhe intensiteti i ngarkesës mendore. Qeniet njerëzore nuk janë bërë për të duruar situata stresuese për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja se pse, kur kalojmë një periudhë shumë të ngarkuar në nivel fizik dhe mendor ndihemi si të dërrmuar: simptomat e lodhjes rriten shumë, por edhe nervozizmi dhe luhatjet e humorit.
Mësohuni të pushoni
Sipas studimeve, vëmendja ka një cak dhe ai është 45 minuta. Nëse jeni duke ndjekur studimet ose jeni duke bërë një punë të lodhshme mendore, orët e gjata të pandashme në tryezën e punës nuk do t’ju bëjnë të arrini më parë objektivat tuaja. Mësohuni të përqendroheni vërtet, por mos harroni asnjëherë të bëni pushime të shkurtra. Pushimi ju mundëson të largoni pak mendjen nga problemet, përmirëson produktivitetin dhe ju ndihmon të përpunoni përgjigje më krijuese.
Lëvizja
Kontakti me natyrën sjell përfitime të menjëhershme: vetëm për pak minuta vlerat e gjakut tregojnë një rritje. Ulen nivelet e stresit dhe humori i mirë fillon të dominojë, kjo falë ndikimit pozitiv të dritës së diellit. Nuk mund të dilni? Hapni dritaret dhe merrni frymë thellë. Ajri i freskët është një lloj përkëdhelje për trupin dhe për mendjen.
Kujdes
Kur lodhja bëhet më e madhe gabimet bëhen më të shpeshta…dhe të dhimbshme! Edhe aksidentet më të vogla mund të transformohen në diçka më serioze, sepse kemi më pak aftësi reagimi. Kushtojini rëndësi orëve cilësore të gjumit. Në periudhat në të cilat mund të vuani nga pagjumësia, për shembull gjatë ndryshimit të sezoneve është e rëndësishme të ndiqni një ushqyerje natyrale të pasur me drithëra integrale dhe pa yndyra. Ndërkohë që nuk duhet të përdorni kompjuterin dhe tabletin në orët e vona dhe për një kohë shumë gjatë. Dëshironi të ndillni gjumin? Mjafton të hidhni pranë jastëkut tuaj disa pika të vogla vaj esencial livandoje për të fjetur shpejt dhe mirë.
Dieta ndihmon
Niveli i lartë i sheqerit dhe i yndyrave nuk dëmtojnë vetëm dhëmbët, por një ndikim negativ i tyre vihet re edhe te humori. Për të luftuar nervozizmin, lodhjen kronike dhe rënien e vëmendjes gjejeni ndihmën te natyra. Pra, zgjidhni dietën e duhur. Hani sa më shumë sup, bishtajore dhe fruta të thata. Ndërkohë që një efekt shumë të mirë në shëndet ju sjell edhe gjumi i paktë që mund të bëni gjatë ditës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj