Ju mendoni se i njohni shenjat e kancerit. Mirëpo nuk e dini se ekspertët po inkurajojnë njerëzit që të jenë më të vetëdijshëm për simptomat më pak të njohura të cilat mund të jenë sinjale të hershme të sëmundjes.
Kërkimet nga London School of Hygiene dhe Tropical Medicine tregojnë se Anglia ka normat më të ulëta të mbijetesës për disa nga llojet e kancerit si ai i gjirit, vezoreve, mushkërive, stomakut dhe zorrës së trashë. Në Mbretërinë e Bashuar një e katërta e vdekjeve është e shkaktuar nga kjo sëmundje.
Sipas National Institute of Clinical Excellence rreth 5000 jetë çdo vit mund të shpëtohen nga një diagnostikim i hershëm.
“Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për këto shenja dhe të shkojnë tek mjeku. Mirëpo ata shpesh nuk u kushtojnë vëmendje të veçantë ndryshimeve në trupat e tyre dhe duke injoruar ato, ka më shumë mundësi që të shkaktohet kanceri”, Peter Johnson, profesor i onkologjisë në Southampton University.
Lajmi i mirë është se kanceri mund të kurohet nëse është në fazat e hershme.
Më poshtë janë disa shenjat që tregojnë se si mund të kujdeseni të shmangni kancerin në fazat e hershme, transmeton Telegrafi.
Zëri i ngjirur
Zëri i ngjirur përgjithësisht është tipik kur ftoheni, por nëse ai nuk përmirësohet për dy ose tre javë, duhet të kontrollohet. “Ngjirja e vazhdueshme e zërit mund të jetë një tregues për kancerin e grykës,” thotë Dr. Bloomfield. Nëse kapet që në fillim, do të largohet masa nga trupi dhe zëri juaj do të rikthehet siç ishte. Po ashtu edhe një kollë e fortë dhe e vazhdueshme më shumë se 3 javë mund të jetë tregues i kancerit të mushkërive sipas Prof. Johnson kështu që duhet mbajtur nën kontroll.
Djersitje të shumta natën
Është një shenjë që lidhet dhe me menopauzën tek femrat, mirëpo kjo mund të jetë një shenjë e një tumori në qelizat limfatike. “Njerëzit me Limfoma kanë një metabolizëm të lartë për shkak se qelizat harxhojnë shumë energji, duke shkaktuar djersitje gjatë natës,” thotë Dr. Shankara Paneesha.
Urth i vazhdueshëm
Nuk është e pazakontë të ndjeni dhimbje ose parehati pas një ushqimi pikant ose me shumë yndyrë, por nëse kjo zgjat më shumë se tre javë, mund të jetë një shenjë për kancer të stomakut ose ezofagut thotë Prof. Johnson. Ndonjëherë mund të jetë shenjë paralajmëruese e kancerit të vezores dhe pankreasit.
Dhimbjet e shpinës
Në Mbretërinë e Bashkuar, 2.5 milionë njerëz vuajnë nga dhimbja e shpinës. 99% është dhimbje muskulare, por njëkohësisht mund të jetë edhe një simptomë e kancerit të pankreasit. Ndërkohë që dhimbja e shkaktuar nga lodhja ose nga pesha mund të jetë e përqëndruar në pjesën e fundit të shpinës, kjo dhimbje është rreth një pëllëmbë më lart.
Gjakderdhje pas menopauzës
Gjakderdhja pas menopauzës duhet t’i raportohet një mjeku pasi mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit thotë Dr. Bloomfield. Mos harroni që nëse kapet herët, ai është i shërueshëm.
Probleme në urinim
Me kalimin e moshës dhe problemet e prostatës, meshkujt janë më të prirur të urinojnë më shpesh veçanërisht gjatë natës. “Nëse urinoni shpesh ose keni nevojë të urinoni por nuk e arrini dot, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës,” thotë Prof. Johnson.
Vështirësi në të gëlltitur
Ka disa kushte mjekësore që e shkaktojnë këtë problem, por ajo mund të jetë edhe një shenjë e kancerit të grykës, ezofagut, gjuhës, gojës. Ajo përfshin edhe dhimbje të gojës të cilat janë më të dukshme kur pini alkol ose duhan.
Ndryshime në jashtëqitje
Kjo mund të përfshijë gjakderdhje, ndryshim të shpeshtësisë së të shkuarit në banjë, ose dhimbje dhe është një tregues i kancerit të zorrëve ose pankreasit.
Një plagë që nuk shërohet
Një plagë që nuk shërohet mund të jetë një shenjë e kancerit të lëkurës. Shpesh janë të padhimshme, por mund të shkaktojnë gjakderdhje dhe të qëndrojnë të hapura për një kohëtë gjatë.
Ulcerë në buzë ose në gjuhë
Një pjesë e madhe e njerëzve i kanë ulçerat nga infeksionet virale, por zakonisht ato zhduken pas disa ditësh. Por, një ulcerë që zgjat 3-4 javë, me ose pa dhimbje, duhet të kontrollohet pasi mund të jetë një kancer. Tregoni kujdes dhe për zbardhjen e gjuhës për një kohë të gjatë pasi mund të çojë drejt kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës