Ashu siç ndryshon humori nga njëra ditë në tjetrën, për një arsye a një tjetër, ndryshon edhe jeta seksuale. Në fak, shumë ekspertë thonë se çiftet tentojnë të kenë jetë seksuale më aktive gjatë dimrit se sa gjatë muajve të tjerë të vitit.
"Gjatë muajve të dimrit, ti kalon më shumë kohë me partnerin dhe përgjithësisht dëshira për seks është shenjë e një marrëdhënieje më të fortë: femrat tregojnë se janë të prirura të ndihen më afër emocionalisht me partnerët e tyre gjatë kësaj periudhe dhe e ndiejnë veten më tërheqëse në sytë e tyre",- shpjegon psikoterapistja Kelley Kitley.
Por përveç përfitimeve bazike të jetës seksuale, cilat janë gjërat pozitive të seksit gjatë periudhës së dimrit? Ekspertët zbulojnë pse duhet të bësh më shumë seks gjatë dimrit.
Rrit nivelin e endorfinës
Nëse vuan nga ndonjë sëmundje sezonale, simptoma depresive pa arsye, dhimbje koke, nervozizëm, mungesë interesi në përgjithësi për gjërat që dikur të kanë pëlqyer, duke fjetur më shumë, i bën ato më të theksuara. “Ndërsa seksi këtu është si një kurë më vete, sepse çliron ositoksinën, e cila provokon ndjenjën e kënaqësisë dhe i jep trupit më shumë frymëmarrje, largon dhimbjet artikulare e muskulore, dhimbjen e kokës, debulesën, nervozizmin etj.” – thotë Kitley.
Rrit imunitetin
Ndërsa një orgazmë nuk mund të zëvendësojë simptomat e gripit, ajo ndihmon sistemin imunitar për të mos u prekur aq lehtë nga sëmundjet dhe virozat e stinës. Dr. Jessica O’Reilly thotë se seksi ndihmon sistemin imunitar. Sipas një studimi, nivelet e pështymës të imunoglobulinës A (e cila ndikon në shmangien e të ftohtit dhe gripit) janë shumë më të larta në çiftet që bëjnë seks të paktën tri herë në javë.
Ul nivelet e stresit
Kur temperaturat e ulëta dhe dimri në përgjithësi krijojnë stres, seksi mund të ndihmojë për të të qetësuar nervat, shkruan revista class. Studimet tregojnë se seksi mund të qetësojë sistemin nervor dhe të gjithë ata që bëjnë seks para një angazhimi publik, janë më të aftë për të menaxhuar stresin dhe për të qenë më të relaksuar!
Ndihmon për të fjetur më mirë
Kur ajri është i thatë gjatë dimrit, mund ta gjesh veten në mëngjes me dhimbje fyti, hundë të bllokuara etj., ose nëse të duhet shumë kohë për t’u ngrohur që të të zërë gjumi, mbajtja e syve mbyllur nuk është gjithmonë zgjidhja e suksesshme dhe nga dhjetori deri në mars mund të jetë e vështirë. O’Reilly thotë se pas një akti seksual, truri lëshon kimikate që nxisin dremitjen si serotonina dhe opioids, të cilat të bëjnë të ndihesh më e relaksuar dhe e përgjumur.
Meshkujt janë më të zjartë në dimër
"Meshkujt janë të prirur për të qenë më të zjarrtë në dimër dhe kanë më shumë dëshirë për seks. Kjo mund t’i atribuohet një vizualizimi dhe fantazie më të madhe për lëkurën, meqenëse është më e mbuluar në dimër. Kështu, gjatë muajve të ftohtë, meshkujt bëhen më kureshtarë për të zbuluar trupin, ndryshe nga muajt e verës, kur femrat janë më të ekspozuara dhe imagjinata mashkullore nuk ka shumë punë",- thotë Kitley. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Dashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Divorci dhe ndarja ligjore. Cilën rrugë ta zgjidhni?
Kina po ndërton stadiumin e paparë deri tani në formë të lules, i cili i ndryshon ngjyrat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp