LAJMI I FUNDIT:

Nuk e keni idenë se çfarë përdor Kim-i për një dekolte të përsosur

Nuk e keni idenë se çfarë përdor Kim-i për një dekolte të përsosur

Rrëmoni kutinë e veglave të punës që keni në shtëpi!

Kim Kardashian njihet për jetën e saj ekstravagante, format, dhe sepse nuk i fsheh aspak sekretet epas pamjes së saj.

Së fundmi ajo ka treguar se për dekoltenë e saj të famshme duhet t’i thotë ‘faleminderit’ izolantit. Po; asaj rrotullës së madhe me ngjitës të zi.

Mesa duket, qenka zgjidhja më e përkryer për një gjoks të ngritur e të rrumbullakët. E sidomos, kur të duhet të veshësh një fustan shumë të hapur që nuk i mbulon sytjenat.


Ylli i reality-t e rrëfeu këtë sekret në aplikacionin e saj zyrtar, ku shkroi kështu: ‘Kam përdorur gjithçka, nga ngjitësit e tejdukshëm, tek ngjitëset e verdha, por mendoj se izolanti është mënyra më e mirë. Ngjit më mirë se të gjitha!’

Kështu pra, vajza, hidhini një sy kutisë së veglave të punës së babit!