Nëpër botë, me miliona femra janë veshur nuse gjatë këtij viti. E megjithatë, janë të famshmit ata që marrin vëmendjen e të gjithëve.
Martesat e tyre; vendi ku mbahet ceremonia; dhëndri, nusja; fustanet e disenjatorëve më të famshëm, përbëjnë gjithmonë lajm.
Por cilët kanë qenë fustanet më të paharrueshëm të nuseve të famshme në vitin 2015?
Whitney Port, nëntor
Whitney Port veshi një ndër fustanet më pak tradicionale të vitit, të dizenjuar nga Ashi Studios. Ajo u martua në nëntor me Tim Rosenman.
Allison Williams dhe Ricky Van Veen, shtator
Dy komedianët, Allison Williams dhe Ricky Van Veen u martuan në shtator. Ajo veshi një fustan Oscar de la Renta, të dizenjuar nga Peter Copping.
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello, nëntor
Sofia dhe Joe u martuan në një resort në Palm Beach. Në dasmën më të përfolur të 2015-ës, Sofia veshi një fustan të Zuhair Murad.
Sophia Hellqvist në martesën me Princin e Suedisë, Carl Philip, qershor
Fustani i princeshës më polemike të Suedisë është dizenjuar nga stilistja suedeze Ida Sjostedt.
Bridget Moynahan dhe Andrew Frankel
Bridget Moynahan, aktore dhe modele, u martua në shtator me sipërmarrësin Andrew Frankel, me një fustan të J. Mendel.
Hilary Rhoda dhe Sean Avery
Modelja Hilary Rhoda i mahniti të gjithë me një fustan të Carolina Herrera-s, gjatë martesës së saj në tetor me Sean Avery-n. Detajet e gjelbra dhe prerja e drejtë e fustanit u kërkuan nga shumë femra gjatë këtij viti në fustanet e tyre të nusërisë.
Geri Halliwell, maj
Ish- Spice Girls-ja u martua në maj me Christian Horner, një prej drejtuesve të Formula 1. Fustani prej princeshe i Geri Halliwell u dizenjua nga Phillipa Lepley.
Bar Rafaeli dhe Adi Ezra, shtator
Modelja e Victoria’s Secret, Bar Rafaeli, u martua me sipërmarrësin izraelit Adi Ezra në shtator, duke veshur një fustan prej nuseje boheme, të Chloe-t.
Kate Grigoerieva dhe Alexander, gusht
Modelja Kate Grigoerieva u martua me të dashurin e saj, Alexander, në gusht. Ajo veshi një prej vellove më të gjata të vitit, me një fustan Truly Zac Posen.
Nicky Hilton, korrik
Motra ‘serioze’ e trashëgimtareve Hilton, shkëlqeu me një fustan madhështor Valentino, në dasmën e saj në Kesington Palace në korrik. Ajo u martua me një tjetër trashëgimtar: James Rothschild. Bishti i fustanit të saj ishte 3 metra i gjatë!
Beatrice Borromeo dhe Pierre Casiraghi, korrik
Prezantuesja televizive Beatrice Borromeo u martua në korrik me Pierre Casiraghi-n e Monaco-s, nipin e Grace Kelly-t, shkruan Anabel. Ajo ka veshur një fustan Valentino, ndër të paktët fustanë jo të bardhë nusërie në 2015-ën.
Arlenis Sosa dhe Donnie McGrath, qershor
Modelja Arlenis Sosa u martua në qershor me basketbollistin Donnie McGrath. Ajo veshi një fustan nuseje të ngushtë të Reed Acra-s.
Nikki Reed në martesën me Ian Somerhalder, prill
Dy aktorët u martuan në një ceremoni të fshehtë në prill, dhe publikuan disa foto 1 muaj më vonë. Fustani me shpinë dekolte u dizenjua nga Claire Pettibone. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Ja si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të vishni trendin e xhinseve “jazzy” që do të dominojë vjeshtën
Arsye për të ndryshuar punën
Stili që duam: Orhidea Berisha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp