LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të lejohen të përgjojnë kompanitë e teknologjisë

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të lejohen të përgjojnë kompanitë e teknologjisë

Agjencitë e spiunazhit në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe policia së shpejti mund të lejohen që në mënyrë të drejtpërdrejtë të kërkojnë nga kompanitë në vendet e njëra-tjetrës e-mailat dhe bisedat e realizuara në internet për njerëzit që janë duke u hetuar, citohet një marrëveshje paraprake dypalëshe.

Qeveritë në mbarë botën dhe kompanitë online janë duke u sfiduar për të arritur një ekuilibër mes të drejtave të privatësisë dhe imperativat e zbatimit të ligjit, ndërsa tre zyrtarë amerikan e konfirmuan që një pakt mes shteteve është në proces, edhe pse kjo do të kërkonte edhe miratimin e Kongresit.

"Marrëveshja e propozuar, e cila mbetet në diskutim, do të jetë reciproke dhe do të kërkojë legjislacionin të hyjë në fuqi," tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë së SHBA.

lajmi i raportuar së pari nga The Washington Post ka thënë se bisedimet u fokusuan në lejimin e agjencive në Mbretërinë e Bashkuar, si njësitë e kundër-inteligjencës MI5, të zbatojnë "urdhërat e prodhimit" në kompanitë e SHBA-ve nga të cilat do të kërkojnë të dhëna për "përgjimet live, por edhe emailat" në hetimet që përfshijnë qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar.