LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë para-porositë për Oculus Rift

Fillojnë para-porositë për Oculus Rift

Oculus Rift së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjithë, dhe jo vetëm për zhvilluesit. Në fakt, Oculus Rift do të jetë në dispozicion nga muaji mars për një çmim prej 599 dollarëve.

Para-porositë tashmë janë të limituara, dhe një person mund ta marrë vetëm një njësi të Oculus Rift.

Sipas të gjitha gjasave ka qenë Facebook, pronari i kompanisë që e ka zbritur çmimin, pasi që pritjet fillestare kanë qenë që kostoja e këtij hardueri të avancuar të mos jetë nën 1,000 dollarë.

Oculus Rift ju ofron kufjet për çmimin prej 599 dollarëve. Por Oculus në fakt do të ofrojë edhe më shumë, kështu që ju mund ta përdorni atë sa më shpejt që të lansohet.


Pakoja e Rift përfshin kufjet me mikrofon, sensor, dhe një kontrollues të Xbox One. Xbox One është i përfshirë derisa Oculus ta ofrojë kontrolluesin e vet Touch.

Oculus Remote është i përfshirë gjithashtu. Pas lansimit, Oculus do ti ketë deri në 100 titra të lojërave gati, duke përfshirë edhe Minecraft.