LAJMI I FUNDIT:

‘lllyrian Fight Night’, kampionët shqiptarë ndeshen në Zvicër (Foto/Video)

‘lllyrian Fight Night’, kampionët shqiptarë ndeshen në Zvicër (Foto/Video)

Mërgimtarët shqiptarë në Zvicër dhe jo vetëm, janë në pritje të ngjarjes më të madhe në sportet luftarake ‘Illyrian Fight Night’.

Në këtë mbrëmje të kik boksit dhe taj boksit do të marrin pjesë yjet më të mëdhenj shqiptarë të këtyre dy sporteve dhe garues të huaj nga vende të tjera të Evropës dhe të Botës.

Kjo mbrëmje pritet të jetë madhështore dhe do të mbahet në Club Pasa në qytetin e Winterthurit, ndërsa është organizuar nga dy shqiptarë nga Kosova, Bekim Kryeziu dhe Flamur Kicaj.

Kjo ngjarje do të mbahet ditën e shtunë më 27 shkurt dhe do të ketë 20 meçe në kik boks dhe taj boks, ku 18 prej tyre do të ndeshen shqiptarët ndaj sportistëve të huaj.


Përveç kik boksit dhe taj boksit do të ketë edhe pesë meçe në boks ku katër nga to do të jenë shqiptarët ndaj të huajve.

E veçantë e kësaj ngjarje sportive është ngase është organizimi i parë me emër shqiptarë në Zvicër dhe do të ndahen tre trofe për titull bote për fituesit me logo të shqiptarëve ku në rryp është edhe shqiponja dy krenare dhe përkrenarja e Skënderbeut.

Ndër meçet më interesante do të jenë ato mes Shkodran Veselit dhe Fabio Texeiras, Zyber Rudaj përballë Martin Orsuliak dhe Muharrem Hasani përballë Sebastian Ciobanu, pasi tre sportistë shqiptarë do ta kërkojnë titullin e botës, ndërsa Bashkim Selmani synon titullin e Evropës. /Telegrafi/

Këta janë garuesit shqiptarë në ‘Illyrian Fight Night’:

1. Muharrem Hasani
2. Zyber Rudaj
3. Shkodran Veseli
4. Bashkim Selmani
5. Herolind Krasniqi
6. Lulzim Hyseni
7. Kreshnik Tolaj
8. Berat Osmani
9. Hekuran Avdylaj
10. Aslan Muhadri
11. Kosovar Kicaj
12. Getuard Racaj
13. Valdrin Ingrishta
14. Liridon Koxha
15. Flamur Hajdari
16. Blendi Ibrahimaj
17. Fitim Kasumaj
18. Ahmet Idrizi
19. Ilir Shabani
20. Albin Limani

Rrypi me shqiponjën dy krenare që do tu jepet fituesve

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori