LAJMI I FUNDIT:

MKRS-ja licencoi tri federatat e para të sportit

MKRS-ja licencoi tri federatat e para të sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, sot, në një ceremoni zyrtare, të organizuar në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, dha licencat për katër vitet e ardhshme për tri federata të cilat kanë përmbushur të gjitha kriteret e parapara me Ligjin për Sport dhe me Udhëzimin Administrativ.

Licencat e para u dhanë për Federatën e Atletikës, Federatën e Futbollit dhe Federatën e Shenjëtarisë, dhe ato drejtuesve të federatave ua dorëzoi ministri Shala.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt, hap rrugën për procesin tjetër, atë të nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit, me çka MKRS-ja ndihmon programet e federatave respektive.

Drejtuesit e federatave falënderuan MKRS-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sportit të Kosovës.


Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori