LAJMI I FUNDIT:

​Sulme ndaj policëve pas ndeshjes së mbrëmshme “Sigal Prishtina”-“Peja”

​Sulme ndaj policëve pas ndeshjes së mbrëmshme “Sigal Prishtina”-“Peja”

Pas ndeshjes basketbollistike që mbrëmë është mbajtur mes “Sigal Prishtinës” dhe “Pejës” nga Peja janë raportuar raste të sulmeve ndaj policëve si dhe edhe dëmtim prone.

Policia raporton se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit gjatë ndeshjes së basketbollit kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në sigurim të ndeshjes. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në të njëjtën rrugë Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë pasi që kanë sulmuar policët. Edhe këta janë dërguar në mbajtje.
Në këtë rrugë policia ka shënuar dy raste të dëmtimit të pronës.
Sipas Policisë një person është arrestuar pasi që i njëjti gjatë ndeshjes së basketbollit ka dëmtuar karriget në palestër dhe i ka hedhur në drejtim të tifozëve kundërshtarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa në rastin e dytë policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike duke hedhur gurë ka dëmtuar veturën “Peugeot” pronë e viktimës.


Policia po ashtu raporton se pas përfundimit të ndeshjes në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë disa persona kanë sulmuar me gurë autobusët e basketbollistëve të Pejës, me ç’rast janë dëmtuar dy autobusë dhe disa vetura. Lidhur me rastin njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./ KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori