LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit po keqpërdor stadiumin

Komuna e Drenasit po keqpërdor stadiumin

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mohon të ketë bërë një marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Drenasit që vetëm klubi i futbollit Ferronikeli të shfrytëzojë fushën me bar sintetik.

Në përgjigjen që ka marrë gazeta të enjten nga Zyra e Shtypit e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet ndryshe nga ajo që të mërkurën thanë zyrtarët e Komunës së Drenasit dhe ata të klubit të futbollit Ferronikeli.

BE-ja njofton se është bërë pranimi i përkohshëm teknik, kurse ai final do të bëhet pas një viti, pasi të përfundojë periudha e garantimit të punëve, shkruan kohaditore.

"BE-ja ka financuar fushën e sporteve në Drenas me 700 mijë euro. Kontraktori i ka finalizuar punët siç është paraparë me kontratë dhe fusha e futbollit mund të shfrytëzohet. Pranimi i përkohshëm teknik tashmë është bërë, ndërsa pranimi final do të bëhet pas një viti, pasi që të përfundojë periudha e garantimit të punëve. Ndërkohë, Komuna e Drenasit, sipas Memorandumit të Mirëkuptimit që kemi nënshkruar në fillim të projektit, ende ka për të përfunduar lidhjet në rrjetin e infrastrukturës – ujin, kanalizimin e rrymën. Menaxhimi i fushës së sporteve tashmë është krejtësisht përgjegjësi e autoriteteve komunale", thuhet në përgjigjen e Zyrës së Shtypit e BE-së në Kosovë.
Kjo përgjigje e BE-së përgënjeshtron atë që u tha një ditë më herët.


Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori