Kongresi i 79-të i Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS) po vazhdon punimet në Doha të Katarit.
Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, që po përfaqësohet atje në rolin e vëzhguesit nga presidenti Arlind Grantolli dhe sekretari gjeneral Arlind Sadiku, ka bërë një hap të madhe drejtë pranimit me të drejta të plota, duke kaluar sfidën më të madhe që ka pasur para vetes.
Fillimisht, aplikimi i SHGSK-së në AIPS-a është dashur të shqyrtohet nga dega evropiane e këtij institucioni, president i së cilës është greku, Yannis Daras. Ndërsa në komitetin ekzekutiv të AIPS Europe, është edhe serbi Milinkovic Predrag. Meqë këto dy figura vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, në prezantim e sipër para delegatëve nga Evropa, presidenti Yannis Daras kërkoi që të kenë kujdes të veçantë pasi që kjo është situatë e ndjeshme dhe jashtëzakonisht e ndërlikuar.
Ai propozoi që Kosova meqë nuk është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të vazhdoi të mbajë statusin e vëzhguesit në AIPS-a dhe të mos fitoj të drejtën e anëtarësimit të plotë. Për përfaqësuesit e SHGSK-së kjo ishte e papranueshme. Në fjalimin e tij para delegatëve të Evropës, kryetari Arlind Grantolli shpjegoi faktet dhe argumentet pse Kosova ka çdo të drejtë të jetë anëtare e AIPS-ës, duke theksuar që shpallja e pavarësisë së në vitin 2008, deri tash, është njohur nga më shumë se 110 shtete shumica e të cilave janë nga Evropa. Pastaj anëtarësimi i plotë i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, pranimi i shumicës së Federatave Sportive etj, janë sinjal i qartë se pse nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të mos u pranuar në AIPS-a.
Pastaj, vazhduan replikat nga përfaqësuesi i Serbisë, Greqisë, Rumanisë etj, shtete të cilat nuk ishin pro Kosovës në Kongres dhe lobinin që kjo çështje të mos kaloi. Por, duke dëgjuar argumentet e kryetarit Arlind Grantolli dhe sekretarit Arlind Sadiku, filluan të ngrisin zërin edhe shtetet e fuqishme si Franca, Belgjika, Italia etj, duke i dhënë një kahje të duhur debatit dhe duke përkrahur Kosovën.
Përfundimisht, pas një diskutimi të nxehtë që zgjati rreth 40 minuta, qështja e pranimit të Kosovës u vu në votim. Nga 34 përfaqësues të shteteve evropiane, 22 votuan për, 9 ishin kundër (në mesin e tyre, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Rumania, Rusia, Spanja etj) dhe tri vende abstenuan.
Në këtë mënyrë Kosova fitoi të drejtën e pranimit me të drejta të plota në Shoqatën Ndërkombetare të Gazetarëve Sportiv. Tash, mbetet që të mërkurën më datë 10 Shkurt, në Kongresin e përgjithshëm dhe përmbyllës të AIPS-ës të zyrtarizohet para shteteve nga mbarë bota, pranimi i Kosovës në këtë institucion. Me këtë rast, presidenti i SHGSK-së, Arlind Grantolli, do të mbajë fjalim falënderues.
Padyshim, ky është lajm i mrekullueshëm për të gjithë gazetarët sportiv të Kosovës, të cilët nga data 10 Shkurt, edhe zyrtarisht janë të barabartë me kolegët e tyre nga mbarë bota dhe nëpërmjet SHGSK-së mund të pajisen me kartela të AIPS-ës, e cila u shërben ekskluzivisht gazetarëve sportiv për të pasur më të lehtë qasjen në aktivitetet sportive ndërkombëtare.
SHGSK-ja, paraprakisht falënderon të gjithë ata që e kanë përkrahur Kosovën në këtë drejtim, pa përjashtim. Kjo nuk është vetëm meritë e kësaj gjenerate aktuale e gazetarëve sportive në vend por e të gjithë atyre që kanë sakrifikuar edhe jetën që më tepër se 60 vjet për ekzistencën e gazetarisë sportive në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri