LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi humb me një pikë

Bashkimi humb me një pikë

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbje para tifozëve të “Sezai Surroi” nga KK Teodo me rezultat 68-69.

Prizrenasit e nisën mirë sfidën duke e fituar çerekun e parë me pesë pikë diferencë (20:15). Por, në dhjetëminutëshin e dytë shënuan vetëm 17 pikë kundrejt 22 të mysafirëve.

Teodo ishte për një pikë më e mirë në çerekun e tretë (14:15), ndërsa çereku i fundit përfundoi baras (17:17).

Nga kjo shihet se diferencën e bëri rezultati i çerekut të dytë dhe skuadra nga Mali i Zi doli fituese.


Tash në Grupin C kryeson KK Teodo me dy pikë, derisa Bashkimi ka një pikë në vend të dytë. /Telegrafi/