LAJMI I FUNDIT:

Përjashtohet përjetë trajneri i Yllit

Përjashtohet përjetë trajneri i Yllit

Komesari i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që trajneri i Golden Eagle Ylli nga Suhareka, Agron Berisha, të dënohet përjetësisht në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe detyrave tjera në sportin e basketbollit në kuadër të FBK-së.

Vendimi vjen pasi Berisha kishte sulmuar gjyqtarin Xhelal Mumini në takimin Trepça-Ylli në minutat e fundit të lojës, të dielën në kuadër të xhiros së 17-të, transmeton koha.net.

Komesari i Garave ka bërë të ditur se vendimi është marrë duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes dhe analizat e xhirimit si dhe në raportin e Policisë së Kosovës.

“Agron Berisha ka ndjekur gjatë tërë fushës gjyqtarin, e ka goditur dhe ka tentuar më pas ta godasë edhe më tutje duke e përndjekur gjyqtarin Mumini deri në fund të sallës, ku është mbrojtur nga zyrtarë tjerë të ndeshjes që intervenuan dhe i njëjti ka shpëtuar me më pak pasoja. Në këto momente trajneri Agron Berisha është përpjekur të godasë edhe më tutje gjyqtarin . Gjyqtari Mumini nga goditjet e Berishës ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara edhe nga mjeku kujdestar në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e FBK-së, duke shtuar se ky akt është i dënueshëm me aktet normative të FBK-së dhe është dëmtim i rëndë i imazhit të basketbollit në vend dhe jashtë vendit.


FBK po ashtu ka njoftuar se ai ka mundësi të ankohet në shkallën e dytë në Komisionin Arbitrar.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori