LAJMI I FUNDIT:

Ja kush do të luftojë për titull sipas Ramiz Krasniqit

Ja kush do të luftojë për titull sipas Ramiz Krasniqit

Sezoni pranveror pritet ta sjellë në luftë shumë të madhe për titullin e kampionit në Superligën e futbollit. Strategu Ramiz Krasniqi thotë se Feronikeli, Hajvalia, Besa dhe Trepça ’89 nuk do të dorëzohen deri në fund

Sezoni pranveror pritet ta sjellë një luftë shumë të madhe për titullin e kampionit në Superligën e futbollit. Ky paralajmërim vjen nga strategu Ramiz Krasniqi, sipas të cilit, të paktën katër skuadra do të luftojnë deri në fund të kampionatit për trofeun kryesor.

Ish-trajneri i Prishtinës dhe Feronikelit thotë se përveç favoritit kryesor, “Niklit”, për titull do të luftojnë me të madhe edhe Hajvalia, Besa dhe Trepça ’89, por në këtë luftë nuk e parasheh Prishtinën e përforcuar. “Sezoni pranveror pres që të jetë tejet interesant. Në luftë për titull të kampionit besoj se do të jenë katër ekipe të cilat kanë dëshmuar se kanë cilësi gjatë fazës së parë të kampionatit. Feronikeli, Hajvalia, Besa dhe Trepça 89’ janë ekipe të cilat do të luftojnë këtë edicion për titullin e kampionit”, thotë Krasniqi.

Ai nuk pret ndonjë befasi sa i përket vendit të parë. “Nuk pres që ndonjë ekip tjetër të futet në luftë për titull të kampionit apo ndonjë befasi, duke parë që ky afat kalimtar ishte i varfër në aspektin e transferimeve të lojtarëve cilësorë, kur dihet se ekipet që luftojnë për trofe, i kanë mbajtur shumicën e lojtarëve kryesorë”, tha ai.


Krasniqi: Ushtroni larg Kosovës

Shumë ekipe po e shfrytëzojnë maksimalisht pushimin dimëror për t’i mbushur bateritë për pjesën e dytë të kampionatit. Ato po përgatiten tashmë edhe jashtë shtetit. Sipas Ramiz Krasniqit, ekipet që po shkojnë jashtë vendit do t’ua shohin hairin këtyre përgatitjeve.

“Është tejet e dobishme që ekipet të kryejnë një fazë përgatitore jashtë vendit. Kjo pasi që trajneri ka më shumë mundësi të njoh lojtarët nga afër dhe t’i mbaj të bashkuar si grup. Më pas vijnë faktorët tjerë, zhvillohen mbi pesë ndeshje miqësore dhe shihen mangësitë e ekipet gjatë këtyre përgatitjeve, etj”, potencoi Krasniqi. Ai uron që të gjitha ekipet e Superligës të gjejnë mundësinë për t’u përgatitur jashtë vendit. “Normalisht, shkuarja për përgatitje jashtë vendit varët shumë nga mundësitë financiare. Do të ishte mirë që secili ekip të shkojë në përgatitje jashtë Kosovës”, tha ai.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori