LAJMI I FUNDIT:

Berisha sulmon Muminin, ndeshja ndërpritet

Berisha sulmon Muminin, ndeshja ndërpritet

Ndeshja e Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit nuk e gjeti fundin. Përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave është ndërprerë te rezultati 73:70 në të mirë të Trepçës, dy minuta e pesë sekonda para fundit.

Takimi ishte derbi i javës së 17-të të Superligës dhe ishte me peshë për hyrje në plejof. Ndeshja u zhvillua në palestrën në Vushtrri, shkruan sot Koha Ditore.

Deri te ndërprerja erdhi për shkak të sulmit fizik mbi gjyqtarin Xhelal Mumini nga trajneri i Yllit, Agron Berisha.

Sulmin mbi gjyqtarin Mumini e ka konfirmuar të dielën mbrëma FBK-ja dhe vëzhguesi i ndeshjes, Nexhdet Hoxha.


"Ndeshja është ndërprerë dy minuta e pesë sekonda para përfundimit të saj. Deri te ndërprerja ka ardhur si pasojë e sulmit fizik mbi gjyqtarin Xhelal Mumini nga trajneri i klubit Golden Eagle Ylli", ka thënë Hoxha.

Hoxha nuk ka dhënë shumë detaje për incidentin. Por është mësuar se edhe disa tifozë të Yllit janë futur në parket me synim që të sulmojnë Muminin. Kështu ka ardhur deri te një përleshje e shkurtër mes shikuesve të të dy skuadrave.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori