LAJMI I FUNDIT:

Motrat kampione bashkohen te Drita

Motrat kampione bashkohen te Drita

Tifozët e Dritës së Gjilanit në pranverë do ta kenë një “telash” të këndshëm. Do të duhet të identifikojnë se cila prej motrave Prenga do të fitojë pikë, do të ndihmojë skuadrën e volejbollit në rrugën drejt trofeve.

Motrat Prenga në pjesën e dytë të kampionatit do të përbëjnë gjysmën e ekipit që do të jetë në fushë për Dritën e Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.

Më e vogla prej motrave, Adelajda, te Drita ka zbarkuar fillimisht disa vite më parë. Në fillim të tetorit të vitit të kaluar ajo u kthye në klubin gjilanas, por këtë herë së bashku me motrën më të madhe Amarildën. Ndërkohë këtë fundjavë Amarildës dhe Adelajdës iu bashkua edhe motra që me moshë është në mes tyre, Arjola Prenga.

Arjola Prenga vlerësohet aktualisht volejbollistja më e mirë shqiptare. Amarilda është ndër më të mirat në histori të Shqipërisë.


"U bënë shumë vite që jam larg familjes dhe kisha shumë dëshirë që të rikthehesha. Duke qenë se motrat e mia po luajnë bashkë te klubi i volejbollit Drita, edhe mua më është shtuar shumë dëshira që t’u bashkohem atyre", ka thënë të dielën për gazetën Arjola Prenga. Ajo së fundi ka luajtur me plot sukses në Norvegji.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori