Kikboksieri Dardan Menxhiqi ka fituar turneun ndërkombëtar “Besim Kabashi” të mbajtur të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Konkurrentë nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova nderuan ish-kampionin e botës në kikboks, Besim Kabashin, i cili katër vjet me parë ndërroi jetë në Gjermani.
Ky turne i organizuar nga Federata e Kikboksit të Kosovës është përcjellë nga një numër i konsiderueshëm shikuesish të cilët u ndanë të kënaqur më duelet e zhvilluara.
Ish-kampioni i turneut të kaluar, Dardan Menxhiqi sërish arrit të fitojë turneun “Besim Kabashi”, duke qenë dukshëm më i mirë në ring se kroati Silko Iudimir, me të cilin u përball në finale.
Kroacia në këtë turne u prezantua më dy garues, aq sa kishte edhe Mali i Zi. Presidenti i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli u shpreh i kënaqur me cilësinë e treguar nga garuesit. Ai tha se ky turne në të ardhmen do të jetë edhe më madhështorë dhe me më shumë shtete pjesëmarrëse.
“Para pak momentesh përfundoi turneu ‘Besim Kabashi’, besoj që ka qenë një turne shumë i mirë dhe shumë i frytshëm. Sot kanë qenë pjesëmarrëse katër shtete, Mali i Zi, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova. Besoj që ka pas meçe mjaft atraktive. Ky është turneu i tretë më radhë që kemi mbajtur për nderë të Besim Kabashit. Besim Kabashi e ka merituar që gjithmonë ta përkujtojmë me kësi turneu dhe besoj që në të ardhmen do të organizojmë turne pak më madhështor dhe me më shumë shtete pjesëmarrëse”, ka thënë Makolli.
Ai falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila mbështeti organizimin e këtij turneu. Makolli kërkoi që në të ardhmen të ndahen më shumë mjete financiare për shkak se ky turne planifikohet të zgjasë dy deri në tre ditë.
“Vlen të theksoj dhe të falënderoj edhe departamentin e Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila na ka përkrahur në organizim të turneut. Besoj që në të ardhmen na nevojiten edhe më shumë financa, që turneu të zgjasë 2-3 ditë”, theksoi ai.
Ndërkaq, kampioni i turneut Dardan Menxhiqi u shpreh i kënaqur me nivelin e organizimit dhe me cilësinë e garuesve, e mbështetjen që ka gjetur nga trajneri, Lutfi Menxhiqi, transmeton kp.
“Turneu ka qenë mjaft i mirë, organizimi po ashtu, njëherësh edhe kundërshtari. Personalisht e kam ditur që do të fitoj. Është hera e dytë që marr pjesë dhe njëherësh edhe që zgjidhem si kikbokseri më i mirë. Besoj që do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Meritat më të mëdha i ka trajneri im Lutfi Menxhiqi, i cili ka qëndruar gjatë gjithë kohës me mua”, ka pohuar Menxhiqi.
Ai theksoi se fitorja është një motiv shtesë për të drejt rrugëtimit për të prekur majat e këtij sporti.
“Është një motiv për mua, nuk do të ndalem deri në maje të kikboksit” përfundoi ai.
Kujtojmë se ky është turneu i tretë ndërkombëtar “Besim Kabashi”, turne në të cilin kikboksierët kosovarë sprovojnë forcat me kikboksierët e rajonit. Organizatorët turneut në fund ndanë medalje dhe mirënjohje për gjithë pjesëmarrësit e këtij turneu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Chelsea po synon të paguaj trefishin e shumës që e kishte shitur për rikthimin e Marc Guehit

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri