LAJMI I FUNDIT:

Natyralizimi mund të nisë e mbarojë me basketbollin

Natyralizimi mund të nisë e mbarojë me basketbollin

Federata e Basketbollit e Kosovës ka identifikuar pozitat për të cilat do të natyralizojë një lojtar, shkruan Koha Ditore.

Natyralizimi i një lojtari amerikan për FBK-në është e kryer. Ka mbetur të vendoset në mes të ndonjë plejmejkeri apo të një lojtari qendër.

Gjithsesi do të jetë amerikan, ndërsa se a do të vendoset për plejmejker apo për qendër do të varet nga faktorë tjerë.

FBK-ja nuk po zbulon asgjë. Vetëm po e vazhdon rrugën e shumë federatave nacionale të basketbollit të vendeve të Evropës, por edhe të kontinenteve tjera, që për të forcuar sa më shumë përfaqësuesen vendosin të marrin edhe një lojtar të huaj.