LAJMI I FUNDIT:

Kukësi pas Fidan Gërbeshit

Kukësi pas Fidan Gërbeshit

Kukësi dëshiron mbrojtësin e Feronikelit, Fidan Gërbeshi, i cili me skuadrën nga Drenasi po kalon momentet më të mira në karrierë.

‘Super Sport Kosova’ bënë të ditur se drejtuesit e klubit nga Superliga shqiptare janë të interesuar të marrin lojtarin në fjalë, mirëpo një gjë e tillë nuk do të lejohet nga kryesia e kampionëve të Kosovës.

Kryesia e Feronikelit ka theksuar se nuk do ta lëshojnë Gërbeshin të largohet, pasi ai llogaritet njëri prej më të mirëve në skuadër.