LAJMI I FUNDIT:

Lirisë i kthehet mbrojtësi

Lirisë i kthehet mbrojtësi

Liria e ka marrë një lajm fantastik. Mbrojtësi i skuadrës, Faton Loshaj, iu është bashkuar skuadrës në stërvitje pas operimit të ligamentit.

Lajmin e konfirmoi Loshaj për faqen zyrtare të klubit prizrenas.

“Rreth një muaj kam bërë fitnes te qendra Achilles Fitnes nën përkujdesjen e trajnerit Besnik Bobaj, të cilin e falënderoj për kontributin”, ka deklaruar Loshaj.

“Falënderim i veçantë shkon edhe për kryesinë e klubit, e cila më ka qëndruar gjithmonë pranë. Shpresoj që të kthehem më i fortë dhe t’ua shpaguaj mundin”, shtoi ai.