LAJMI I FUNDIT:

Pagjumësia, dhimbja e kokës dhe epilepsia mund të kenë shkaktarin e njëjtë

Pagjumësia, dhimbja e kokës dhe epilepsia mund të kenë shkaktarin e njëjtë

Kompjuterët shkaktojnë pagjumësi, epilepsi, dhimbje koke, koncentrim të dobët? Nuk do duhej, por në disa raste mund të jenë faktor i rrezikut. Mësoni se si të zvogëloni mundësinë e krijimit të problemeve serioze.

Problemet e mundshme lidhen me përdorimin afatgjatë të kompjuterit.

Pagjumësia


Nëse ju mundon pagjumësia, në mbrëmje mos u ulni para kompjuterit, sepse me këtë do të nxitni qendrën për vigjilencë dhe do të flini më vështirë.

Epilepsia?

Keni dëgjuar që kompjuteri “dëmton” trurin? Disa rrezatimin elektromagnetik të ekranit madje e lidhin me sulmet epileptike. Megjithatë, dihet që orët e gjata para kompjuterit te njerëzit e shëndetshëm nuk mund të shkaktojnë sulme të epilepsisë. Megjithatë, ekzistojnë persona me predispozita për këtë sëmundje, tek të cilët puna më e gjatë në kompjuter me të vërtetë mund të rrisë rrezikun nga sulmi.

Dhimbja e kokës

Ky është problemi më i shpeshtë i punës së gjatë në kompjuter, ndërsa është pasojë e pozitës së ngrirë të qafës, respektivisht të tensionit në muskujt e qafës. Për t’u shmangur dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni në muskujt e qafës dhe tetivat, duheni të pushoni shpesh dhe të bëni ushtrime të thjeshta të relaksimit.

Koncentrimi

Ju nuk jeni makinë. Mësoni që kohë pas kohe të pushoni nga puna dhe të relaksoheni. Më ketë do të përmirësoni dukshëm efikasitetin tuaj. Aftësia e koncentrimit ka kufizimet e veta. Nuk duhet të rraskapiteni sepse me këtë shqetësoheni edhe më shumë. E rëndësishme është të njihni kufizimet tuaja, t’i njihni shenjat e lodhjes dhe t’i largoni. Mos vazhdoni me çdo kusht ta kryeni punën. Ndaleni punën kur e ndjeni lodhjen, pushoni, mbyllni sytë dhe koncentrohuni në frymëmarrje.

Masat mbrojtëse

Mësoni të merrni frymë

Ndoshta kjo duket banale, por është e dobishme dhe ndihmon me të madhe. Koncentrimi në frymëmarrje është një nga teknikat më efikase dhe të thjeshta të relaksimit. Të koncentroheni në frymëmarrje do të thotë “të dëgjoni” kalimin e ajrit – ajri i freskët i cili hyn në hundë dhe ajri i nxehtë i cili del nga hunda. Provojeni këtë gjë menjëherë. Nëse keni sukses, kjo është shenjë që dini t’i njihni nevojat e trupit tuaj. Dobi keni edhe nëse bëni disa hapa ose thjesht i lani duart, i krihni flokët. Me këtë do ta ktheni përsëri koncentrimin, të cilin e humbim të gjithë pas punës intensive.

Lëvizni

Duke qëndruar të ulur para kompjuterit definitivisht shkatërrojmë kondicionin tonë trupor. Qëndrimi gjatë para kompjuterit konsiderueshëm ngadalëson qarkullimin dhe nëse bëhet fjalë për shprehinë e përditshme çon deri te sëmundjet kronike dhe të rrezikshme. Pandërprerje mos rrini kurrë më gjatë se 30 minuta. Duheni të çoheni dhe të paktën të shkoni deri te rubineti dhe të mbushni një gotë ujë. Nëse puna juaj kërkon që të jeni të ulur, pas orarit të punës është e domosdoshme që të përfshini edhe ndonjë aktivitet sportiv. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori