Përdorimi i ushqimit të fërguar mund të jetë i keq për zemrën, por jo nëse përdorni vaj ulliri ose luledielli për ta përgatitur atë, thonë ekspertët.
Ata kanë zbuluar se rreziku i madh për sëmundjet e zemrës ose vdekjen e parakohshme nuk është i lidhur me ushqimin që gatuhet në këtë mënyrë. Por hulumtuesit theksojnë se zbulimet e tyre, nga studimet e dietave tipike spanjolle në të cilën këto vajra “të shëndetshme” janë gjetur në bollëk dhe nuk vlejnë për dhjamërat ose llojet e tjera të vajit.
Kur ushqimi skuqet apo fërgohet bëhet më shumë kalorik, sepse ushqimi thith më shumë vaj. Dhe ekspertët e dinë se përdorimi i madh i yndyrës mund të ngrejë shtypjen e gjakut dhe të shkaktojë kolesterinë të lartë, që janë faktor të rrezikshëm për sëmundjet e zemrës.
Për këtë studim, hulumtuesit e Universitetit “Autonomous” të Madridit, kanë anketuar 40 mijë e 757 të rritur për dietën e tyre.
Të anketuarit janë pyetur për llojet e ushqimit që përdorin dhe për mënyrën se si i gatuajnë. Asnjëri nga ta nuk ka pasur ndonjë shenjë të sëmundjeve të zemrës në fillim të studimit 11-vjeçar, por në përfundim të tij ka pasur 606 raste të sëmundjeve të zemrës dhe kanë ndodhur 1.134 vdekje.
Kur hulumtuesit kanë shikuar në detaje këto vdekje, ata nuk kanë mundur të gjenin lidhje mes ushqimit të fërguar në dietë. Kjo besohet se ka ndodhur për shkak se është përdorur vaji i ullirit për të gatuar.
Studimi sugjeron që aspektet specifike të ushqimit të fërguar janë relevante, sikurse edhe përdorimi i vajit të ullirit, bashkë me aspektet e tjera të dietës.
Dieta mesdhetare ka kohë që është konsideruar si e shëndetshme, duke qenë se përmban fruta të freskëta dhe peshk të freskët. Studimet kanë treguar që një dietë e balancuar si kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Pjesëmarrësit në studim kanë përdorur vajin e ullirit dhe atë të lulediellit për të fërguar ushqimin e tyre. Aktualisht rekomandojmë që gjalpi dhe vaji i zakonshëm janë një mënyrë që të mbani kolesterinën të ulët dhe ky studim na jep më shumë shtytje për këtë.
Pa marrë parasysh metodën e gatimit të ushqimit, konsumimi i ushqimit me shumë yndyrë do të thotë edhe më shumë kalori të konsumuara.
Kjo mund të shpjerë te shtimi i peshës që është një faktor i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Një dietë e balancuar mirë me shumë fruta dhe perime dhe vetëm një dozë të vogël të ushqimeve me yndyrë, është më e mira për zemër të shëndetshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'