Nëse do të fillosh një frymë të re gjatë këtij viti në marrëdhënien në çift, pse nuk përfiton nga disa këshilla të cilat do të të ndihmojnë për të të orientuar në një marrëdhënie të re, e cila fillimisht kërkon që të lësh mënjanë disa gabime?
Më poshtë janë disa prej zakoneve më të këqija që duhet t’i shmangësh, nëse do vërtet të kesh një marrëdhënie më të shëndoshë gjatë këtij viti.
Pritja që ai të bëjë hapin e parë. Nëse do që të takosh një djalë, duhet ta çosh veten në atë vend. Një gjë aq e thjeshtë sa buzëqeshja ose flirti me sy është treguesi më i mirë që funksionon gjithmonë.
Të jetosh të kaluarën. Mos mendo më për marrëdhëniet e dështuara, zhgënjimin apo gabimet e së shkuarës. Mbylle atë kapitull dhe lëri vetes hapësirë për një eksperiencë të re dhe të hapur.
Shpenzimi i kohës me dikë që nuk të tërheq. Ai mund të jetë njeri i mirë, por nëse nuk ke asnjë shkëndijë apo trokitje zemre që të çon drejt tij, atëherë mos shpenzo kohë kot me të.
Shpenzimi i kohës me dikë që nuk është i dhënë pas teje. Braktise këdo që nuk t’i kthen mbrapa mesazhet. Tjetri!
Fshehja e së shkuarës. Nëse do të jesh "cool girl", kush mund të shqetësohet nëse del çdo fundjavë me një djalë tjetër? Por nëse nuk i jepni njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme, është mirë të flisni. Është e vetmja mënyrë që do ta bëjë të lumtur dhe të qëndrueshme marrëdhënien tuaj.
Të fokusuar në gjërat personale. A flet ai vazhdimisht për punën, për ambiciet e tij apo për gjithçka kërkon të arrijë në karrierë? A kalon shumë kohë me shokët fundjavave? Të njëjtën gjë bën edhe ti? Nëse fokusoheni më shumë në gjërat personale, punën, karrierën, miqtë etj., marrëdhënia ka shumë gjasa të mos funksionojë. Jepi shanse atij dhe vetes që të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin.
Të shqetësuar vazhdimisht për mendimet e miqve. Mos lejo që opinionet e miqve për punën, personalitetin, pamjen apo influencën në shoqëri të bëhen të tepërta për ty dhe të dashurin, shkruan revista class. Dëgjoji këshillat e miqve, por beso në ndjenjat e vërteta të tij dhe në ndjenjat e tua.
Përshkrimi vetëm me një shprehje "nuk është tipi im". Mos lejo që këto fjalë të dalin nga goja, nëse je në lidhje online ose sapo ke filluar të frekuentohesh.
Të presësh për mesazhet dhe telefonatat e tij. Mjaft prite që të të çojë gjithmonë ai mesazhe i pari. Mund të jesh edhe ti iniciatorja.
Përfshirja e të tjerëve në marrëdhënien tuaj. A u fejua shoqja jote e ngushtë? Po të pyesin se kur i dashuri do të takojë prindërit? Mos u shqetëso më për këto dhe as mos i përfshi mikeshat në gjërat personale. Madje, as mos ia trego atij çfarë mendojnë ato për marrëdhënien tuaj.
Të shtysh intimitetin. Jeta dinamike e të gjithëve është një nga justifikimet më të përdorshme për ditët tona. Por koha e shtratit është po ashtu e shenjë për ta bërë më të Fortë lidhjen, kështu që mos nxirr arsyetime për këtë. As mos e shty për më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Dashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Divorci dhe ndarja ligjore. Cilën rrugë ta zgjidhni?
Kina po ndërton stadiumin e paparë deri tani në formë të lules, i cili i ndryshon ngjyrat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp