Pasiguritë më të mëdha tuajat, që e bëjnë atë t’ju dojë edhe më shumë.
Të gjithë kemi pasiguritë tona. Shpesh, edhe pa arsye. Jemi të rrethuar dhe të tejmbushur me standarde të rrepta për veten, shumica e të cilave janë deri edhe absurde. Madje, as modelet nuk na duken më ‘të përsosura’.
Duket sikur nëse nuk i shton apo heq vetes diçka, nuk i përmbush kriteret për t’u quajtur e bukur. Ndaj, femrat vuajnë nga një presion i madh, e shumë prej tyre mund të përjetojnë çrregullime psikologjike, anoreksi, bulimi, për shkak të tij.
Po meshkujt? Ata ndikohen shumë pak nga standardet e revistave. Jo vetëm për paraqitjen e tyre, por sidomos kur bëhet fjalë për tërheqjen fizike që ndjejnë ndaj një femre. Gjërat që femrat mund t’i urrejnë tek vetja, që mund t’i bëjnë ato të ndihen të pasigurta, meshkujt i adhurojnë!
Por edhe sikur të mos t’i donin, nëse një mashkull të dashuron, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Sidoqoftë, ja cilat janë 10 pasiguritë më të mëdha të femrave, që meshkujve u duken të mrekullueshme:
Diçka e tepërt
Ai barku i ‘tepërt’ i rrumbullakët, të pasmet ‘e shëndosha’, kofshët ‘e trasha’… Kush e tha se femra ideale është një skelet? Meshkujve u pëlqen të prekin, të ndjejnë se kanë në duart e tyre një femër, e cila mund të jetë edhe grua.
Fytyra e saj sapo zgjohet në mëngjes
Shumë prej jush mund t’u duken broçkulla, por meshkujt e adhurojnë fytyrën e freskët, të ‘pandotur’ nga grimi, i cili mbi gjithçka tjetër fsheh pafajshmërinë. (Ja një arsye tjetër për të mos fjetur e trukuar!). Sepse ju i dukeni e bukur, në çdo lloj mënyre.
Shija dhe aroma e saj
Për një mashkull, nuk ka asgjë më ndjellëse se aroma e pastër e trupit të një femre. Gjithashtu, shija e buzëve, qafës, çdo pjese të trupit të saj. Mos u ndjeni e pasigurt kur ai ju afrohet. Nuk është nevoja e parfumeve! Nëse do të mundeshin, meshkujt do të krijonin një parfum me aromën natyrale të trupit të gruas që dashurojnë (Ka diçka të vërtetë tek libri ‘Parfumi’ i Patrick Suskind).
Trupi i saj i zhveshur në dritën e plotë të ditës
Shumë pak gjëra në këtë botë mund të krahasohen për një mashkull, me trupin e një femre të lëshuar mbi krevat. Ose të mjegulluar nga avulli i ngrohtë i dushit, ndërsa piklat e ujit rrëshqasin duke ravijëzuar linjën e trupit të saj. Ai nuk dëshiron që ju ta fikni dritën. Ai do t’ju shikojë!
Pamja e saj kur sapo ka mbaruar stërvitjen
Nuk ka të bëjë fare me muskujt e tonifikuar; ajo që ai dashuron është djersa, trupi i saj i lagësht; pikërisht kështu. Për të mos folur për streçet e palestrës; nuk ka asgjë më të bukur për të, sesa t’ju vështrojë si ju ngjiten pas trupit, përveçse t’jua heqë, natyrisht.
Mënyra sesi ajo bën dashuri
Ka shumë femra, të cilat ndihen të pasigurta kur vjen fjala tek shtrati (po aq sa meshkujt, ndonjëherë). Por pasiguria është e vetmja pengesë për një seks të kënaqshëm. Kur një femër është e sigurt në vete gjatë marrëdhënies, e bën atë të lërë mendjen pas saj.
Ajo me atë fustan veshur
Me atë fustan, cilido qoftë ai. Edhe ai i shëmtuari, i gjeri, i njollosuri, që ajo vesh nëpër shtëpi kur bën punët. Edhe ai i kuqi, i shtrenjti, që kishit veshur për ditëlindje. Nëse një mashkull ju do, di se si ta shikojë bukurinë e trupit tuaj edhe nëse vishni një thes. Edhe nëse fustani i vjetshëm ju rri ngushtë, sepse keni vënë ca kile.
Hunda e saj e kuqe nga gripi
Sytë e saj të përlotur nga gripi, dhe pamja e brishtë e dikujt që ka nevojë për përkujdesjen e tij. Frika më e madhe e femrave, është që ai ta shikojë në gjendje të keqe. Por nëse ai ju do, ju dashuron në të mirë e në më të keqen tuaj. Lëreni të përkujdeset për ju; nuk do të ndihet i detyruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Ujori - Horoskopi vjetor për 2025: Viti i Ri – një fillim i ri, në maj do të mësoni një leksion të rëndësishëm jetësor
Kaq kohë i duhet një personi të shenjës së Bricjapit të dashurohet

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker