LAJMI I FUNDIT:

Ehang 184, dron apo veturë që fluturon? (Video)

Ehang 184, dron apo veturë që fluturon? (Video)

Kompania kineze Ehang ka një të ide çmendur, por ndoshta edhe të shkëlqyer, shkruan Mashable.

Dhe pyetja që bën mediumi amerikan, pas vlerësimit të këtij “produkti futuristik” është: a jeni gati të jeni pilot i një droni, duke qenë brenda tij?

Prodhuesi kinez ka krijuar një auto-dron që do të jetë në gjendje të shërbejë si një automjet i pavarur i transportit për njerëzit që duan ta pilotojnë atë.

Ehang 184 është një dron gjigant, me pamje shumë elegante, i cili mund të transportojë një person në rreth 100 kilometra (62 milje) në orë në një udhëtim prej rreth 23 minutash. Pesha e pilotit që gjendet brenda këtij droni mund të mbajë rreth 100 kg.


Aplikacioni që e shoqëron këtë dron e planifikon fluturimin tuaj – ju vetëm duhet ta zgjedhni destinacionin dhe droni menjëherë niset. Nëse fluturimi dështon, atëherë droni e gjen do ta gjejë një vend të sigurtë për aterrim.

Në faqen e kompanisë thuhet edhe pse pajisja është rezistente ndaj stuhisë, qendra komanduese do të ndalojë dronin nga fluturimi gjatë kushteve ekstreme të motit.

Megjithatë, për momentin Ehang 184 nuk lejohet të fluturojë në SHBA, ndërsa në disa vende tjera është në testim e sipër. Por nëse dëshironi ta keni një të tillë, atëherë duhet ta dini se kjo fluturake kushton prej 200 mijë deri në 300 mijë dollarë.