LAJMI I FUNDIT:

Qemail Elshani edhe zyrtarisht bardhekaltër

Qemail Elshani edhe zyrtarisht bardhekaltër

Të dielën luajti për 20-minuta në miqësore me Gjilanin, por sot edhe zyrtarisht u lidh kontrata ndërmjet FC Prishtina dhe mesfushorit ofensivë 24 vjeçar, Qemail Elshani.

Ai sot u prezantua nga nënkryetari i bordit, Afrim Muçiqi, drejtori gjeneral, Sokol Krasniqi dhe kryetrajneri, Sami Sermaxhaj.

Qemail Elshani – 24 vjeç, i lindur më 28.06.1991 në Drenas. Mesfushori ofensivë i gjatë 177 cm, ka filluar dhe pothuajse tërë karrierën e ka zhvilluar në Feronikel, përveç një edicioni (2012/13) në Drenicë. Me skuadrën gjelbër e bardhë ka fituar një titull kampioni dhe dy Kupa të Republikës dhe një Superkupë.

“Çështja me Partizanin i kalon së kaluarës dhe mendoj se do ta zgjidh më vonë. Tani jam te Prishtina dhe mendimet e mija janë vetëm bardh e kaltër. Me punën që jemi duke e bërë dhe me komponimin e skuadrës gjithçka është e mundur. Objektivat tona janë Kupa dhe pjesa sa më e lartë në tabelë”, ka thënë Qemail Elshani në prezantimin e tij para gazetarëve.


“Vetë fakti që edhe këtë sezon kam qenë në ekipin që ka luftuar për titull, është një matje për mua se unë mund të bartë barrën edhe në skuadrat tjera të mëdha që kanë gjithmonë pretendime titullin dhe trofe tjerë”, ka përfunduar, Qemail Elshani.