LAJMI I FUNDIT:

Meriton Mehmeti, nga Llapi kalon te Liria

Meriton Mehmeti, nga Llapi kalon te Liria

Të hënën, pos Liridon Fetahajt, që vazhdoi kontratën me Lirinë, Meriton Mehmeti, është risia tjetër tek prizrenasit.

Lajmin e ka konfirmuar, Erxhan Dana, drejtor i klubit.

‘Po. U morëm vesh me Meritonin. Ishim një kohë të gjatë në kërkim të një mesfushori, dhe me këtë prurje besoj që kemi përfunduar merkaton për Lirinë, për këtë stinor”, ka thënë ai, duke mos shpalosur detaje tjera. Mehmeti u transferua te Liria si lojtar i lirë.