LAJMI I FUNDIT:

Investime milionëshe në Stadiumin e Prishtinës

Investime milionëshe në Stadiumin e Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FC Prishtina, e kanë nënshkruar marrëveshjen për rinovimin e stadiumit të kryeqytetit.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka premtuar, 5.7 milionë euro do të investohen në Stadiumin e Prishtinës.

75 % e investimeve do të bëhen nga Ministria, ndërsa 25% nga Komuna e Prishtinës, transmeton Olle.

Shuma që do të investohet në stadiumin e Prishtinës është më e madhja ndonjëherë që është ndarë për një impiant të tillë.


Ministri Kujtim Shala e cilësoi si investim të madh dhe të rëndësishëm këtë që do të bëhet në Stadiumin e Prishtinës.