LAJMI I FUNDIT:

Baraliu e Ukëhaxhaj, tenistët e vitit 2015

Baraliu e Ukëhaxhaj, tenistët e vitit 2015

Në një ceremoni të organizuar, Federata e Tenisit e Kosovës ka shpallur laureatët e vitit 2015.

Çmimet kryesore i fituan Granit Baraliu, që u zgjedh tenisti i vitit, dhe Blearta Ukëhaxhaja, tenistja më e mirë.

Të pranishmit i ka përshëndetur me një fjalë rasti kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Shkëlzen Domi, që e quajti vitin e kaluar më të suksesshmin për tenisin. Kjo federatë u pranua më te drejta të plota në Federatën Botërore.

Laureatët e vitit:


Veteran – Mejdi Rexhepi

TENISI KUQ – Altea Hajrizi

TENISI KUQ – Dasar Hysni Ymeri

TENISI PORTOKALLTË – Vesa Osmani

TENISI PORTOKALLTË – Arbin Koro

TENISI GJELBËR – Forta Morina

TENISI GJELBËR – Melos Nallbani

Shpresa e vitit për vajza: Aja Broqi

Shpresat e vitit për djem: Yll Berisha, Jon Jakupi, Drinor Shamolli

Arbitri më i mirë – Argjend Lecaj

Trajneri më i mirë – Sami Ukëhaxhaj

Klubi më i mirë – Prishtina

Tenistja U12 – Vesa Gjinaj

Tenisti U12 – Bleron Ukehaxhaj

Tenistja U14 – Blearta Ukehaxhaj

Tenisti U14 – Muhamed Zulji

Tenistja U16 – Blearta Ukehaxhaj

Tenisti U16 – Sefer Jakupi

Tenistja U18 – Marija Djordjeviç

Tenisti U18 – Sefer Jakupi

Tenistja e vitit – Blearta S. Ukehaxhaj

Tenisti i vitit – Granit Bajraliu

Me Mirenjohje për kontributin e dhënë në promovimin dhe zhvillimin e sportit të tenisit janë shpërblyer: TEB Banka, Baker Tilly Kosovo, ENG Office, Departamenti i Sportit i MKRS, Komuna e Gracanices, Komuna e Gjakoves, Komuna e Pejës, Arben Kelmendi