Basketbollistët e Bashkimit do të mundohen t'ia shkaktojnë Pejës humbjen e parë në kampionat, pas humbjes që ia kishin shkaktuar në start të Ligës Ballkanike e që mbetet humbja e vetme e Pejës në të gjitha garat.
Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, zhvillohet të shtunën (sot) në palestrën "Sezai Surroi", nis në orën 19:00 dhe i takon xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Në të vërtetë, Peja pas humbjes nga Bashkimi (82:73) në xhiron e parë të grupit B të BIBL-it, nisi një seri impresionuese, gjatë së cilës seri mposhti Bashkimin tri herë të tjera: dy herë në kampionat dhe një herë në BIBL.
Aktualisht Peja është lidere e Superligës me 26 pikë nga 13 ndeshje.
Në total, këtë edicion, Peja ka 22 fitore në 23 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, përfshirë këtu edhe triumfin në Superkupën e Kosovës ndaj Sigal Prishtinës. Trajneri i Bashkimit, Petar Mijoviq, të premten, ka deklaruar se mposhtja e Pejës do të jetë një mision shumë i vështirë për basketbollistët e tij. Sipas Mijoviqit, skuadra e Pejës pothuajse nuk e ka pikë të dobët.
Megjithatë, ai paralajmëron se ekipi i tij nuk do të dorëzohet deri në fund. Edhe skuadra e Bashkimit është futur në një seri të mirë, pasi në të gjitha garat ka regjistruar nëntë fitore rresht.
"Prej një ndeshjeje jashtëzakonisht të fortë. Ne jemi ekipi i vetëm këtë edicion që e ka mposhtur Pejën dhe kjo flet më së miri si për cilësinë e tyre ashtu edhe tonën. Të dyja ekipet janë në seri fantastike të fitoreve dhe kjo jep një garanci se do të jetë një ndeshje shumë interesante", është shprehur Mijoviq.
"Peja nuk ka shumë pika të dobëta. Nëse ia dalim mban të ndalim me sukses kundërsulmet e tyre dhe gjuajtjet për tri pikë, atëherë kemi rastin të luajmë një ndeshje të hapur dhe të fitojmë".
Në ndeshjen kundër Pejës, te Bashkimi do të debutojë amerikani Griffin Ramme, i cili së fundi është aktivizuar në Mal të Zi te skuadra e Strshljenit dhe ka luajtur me mesatare prej 20 pikëve për ndeshje. Edhe te skuadra e Pejës në këtë ndeshje do të debutojë organizatori amerikan Nicholas Covington që së fundi është aktivizuar në shtatë ndeshje të kampionatit rumun te Craiova dhe ka pasur mesatare prej 9.7 pikëve për ndeshje.
Trajneri i Pejës, Branimir Paviq, ka pranuar se për ekipin e tij nuk do të jetë lehtë, por ka shtuar se pejanët do të mundohen të vazhdojnë serinë pa humbje në kampionatin kosovar. Paviq gjithashtu ka vlerësuar lart skuadrën e Bashkimit, e cila këtë edicion ka debutuar në BIBL dhe është kualifikuar në fazën e dytë së bashku me Pejën e Sigal Prishtinën.
"Është një derbi, pasi Bashkimi është një ekip i papërshtatshëm, por ne me lojë të mirë do të mundohemi të shënojmë fitore, do të ishte shumë me rëndësi për ekipin tonë", është shprehur Paviq.
"Këtë edicion kemi luajtur katër herë ndaj Bashkimit dhe prej dy ndeshjeve në Prizren e kemi një fitore".
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Galatasaray dhe Fenerbahce ndahen në paqe në derbin më ndryshe në histori

Beteja për Scudetto: Interi, Napoli dhe Atalanta tri pikë në mes – a mund të futet edhe Juventusi në valle

Manchester City po përgatit revolucion – largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri