LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja konfirmon miqësoren e Kosovës me Bullgarinë

FBK-ja konfirmon miqësoren e Kosovës me Bullgarinë

Federata e Basketbollit të Kosovës përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në kategorinë e femrave dhe të meshkujve do të luaj miqësore me Bullgarinë.

“Më 22 dhe 23 Janar Përfaqësueset U16 të Kosovës (meshkuj/femra) do t’i zhvillojnë secila nga dy ndeshje miqësore me Përfaqësueset U16 të Bullgarisë (meshkuj/femra)”, ka njoftuar FBK-ja.

Ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë, në program të premten janë dy ndeshje, si dhe të shtunën dy të tjera, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëhet i ditur vendi i zhvillimit të këtyre takimeve si dhe agjenda e tyre.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) prej shtatorit të vitit të kaluar ka filluar me grumbullimet e këtyre grupmoshave, andaj edhe ka vendosur që të zhvillojë ndeshje miqësore me kategorinë deri në 16 vjeç në të dyja konkurrencat për të parë më për së afërmi formën e tyre.


Derisa Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve në korrik të vitit të kaluar ka debutuar në gara evropiane, për femrat kjo është hera e parë që do ta bëjnë një gjë të tillë në korrik të këtij viti.

Më poshtë janë listat e Kosovës U16 në të dyja konkurrencat, të cilat janë të vlefshme vetëm për miqësoret me Bullgarinë, pasi më pas FBK-ja do të vazhdoj me grumbullimet e gjëra në këto kategori deri në përzgjedhjen përfundimtare, e cila pritet të bëhet pak kohë para zhvillimit të Kampionateve Evropiane në Divizionet gjegjëse, B dhe C.

Kosova U16 – Meshkujt

1. Arb Daku

2. Ilir Shala

3. Edonis Devolli

4. Rron Uka

5. Amer Muharremi

6. Dardan Isufi

7. Edision Gashi

8. Almir Berisha

9. Andi Vrapçani

10. Deniz Simnica

11. Erjon Qarkagjia

12. Dardan Kapiti
13. Dren Kllokoqi

14. Baton Dervishi

15. Engjëll Ramaj

Kosova U16 – Femrat

1. Melisa Ibrahimi

2. Verona Aliu

3. Ergita Dema

4. Florentina Karavidaj

5. Diellza Kryeziu

6. Besjana Martinaj
7. Leona Rexhepi

8. Yllka Berisha

9. Lorina Shkreli

10. Denisa Hyseni

11. Agnesa Rrahmani

12. Fjolla Ajeti

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori