LAJMI I FUNDIT:

Nga Tunisi nis rrugëtimi final në ndjekje të normës olimpike

Nga Tunisi nis rrugëtimi final në ndjekje të normës olimpike

Në fundjavë sportistët më të mirë në vend do të nisin sfidat për vitin 2016, vit për të cilin shumë njerëz në Kosovë presin që të pasurohen me një medalje olimpike të sjellë pikërisht nga ata.

Xhudistët Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi të shtunën do të paraqiten në turneun "African Open" që mbahet në Tunis.

Gara në Tunis është e para e vitit për xhudistët dhe vie pas një faze përgatitore që ata e zhvilluan në Slloveni e Austri. Trajneri Driton Kuka dhe nxënësit e tij të enjten kanë udhëtuar për në Tunis, shkruan sot Koha Ditore.

Një vit më parë, Nora Gjakova në Tunis doli e para dhe kështu paralajmëroi një vit të suksesshëm të saj. Viti kulmoi me medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane që ishte suksesi më i madh sportiv i Kosovës në vitin 2015.


Gjakova fitoi 100 pikë në ranglistën olimpike dhe 100 pikë eventuale do të ishin shumë të vlefshme për ta mbajtur këtë xhudiste në zonën që i siguron normën për Lojërat Olimpike "Rio 2016".

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori