LAJMI I FUNDIT:

Federata premton të befasojë me Përfaqësuesen “A”

Federata premton të befasojë me Përfaqësuesen “A”

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të jetë e gatshme për kualifikimet në "Euro 2017" që nisin në fund të muajit gusht të këtij viti. Kështu ka thënë të enjten sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Leart Hoxha, në një konferencë për media.

Ndërkohë, kryetari i FBK-së, Erolld Belegu ka shtuar se në bashkëpunim me Arben Krasniqin po punojnë që të kenë në dispozicion ekipin më të fortë të mundshëm për këto eliminatore, të cilat do të jenë të parat për Përfaqësuesen A të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Është zbuluar se Krasniqi do të jetë përzgjedhës i Kosovës dhe fillimisht do të ketë mandat për këtë cikël eliminator (shkurt-tetor), me mundësi vazhdimi për më tutje në rast se Kosova kualifikohet për pjesëmarrje në evropianin që do të mbahet vitin tjetër.

Shorti për kualifikimet e "Eurobasketit 2017" do të tërhiqet javën tjetër, më datën 22 janar në Munih ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarët e FBK-së.


"Jemi të gatshëm për këto kualifikime. Madje, do t’iu befasojmë këndshëm", ka thënë Hoxha, duke shtuar se të gjitha detajet do të zbulohen, pasi të mësohen kundërshtarët e kualifikimeve për evropian. "Më 24, eventualisht më 25 janar, do t’i japim të gjitha detajet sa i përket ekipit dhe gjithashtu do ta zyrtarizojmë Arben Krasniqin si përzgjedhës dhe shtabin teknik në përgjithësi. Edhe lista e ekipit do të jetë e gatshme që kryesisht do të përbëhet prej lojtarëve të Superligës së Kosovës".

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori