LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli dominon në fushë, por jo edhe në ekipin e vitit

Ferronikeli dominon në fushë, por jo edhe në ekipin e vitit

Drejtues të klubit Ferronikeli për sukseset e arritura gjatë vitit 2015 thonë se meritat u takojnë futbollistëve. Por vlerësim të njëjtë nuk kanë edhe trajnerët e 11 skuadrave të tjera të Superligës.

Se trajnerët e skuadrave të Superligës nuk vlerësojnë lart futbollistët e Ferronikelit, mund të përfundohet nëse shikohen emrat e 11 lojtarëve që kanë zënë vend në ekipin më të mirë të vitit 2015, shkruan sot Koha Ditore. Në ekipin më të mirë të vitit, që u publikua gjatë ceremonisë të mbajtur të shtunën, vend pati vetëm për dy lojtarë të skuadrës nga Drenasi.

Ekipi më i mirë i vitit, i përbërë nga lojtarë të Superligës, përzgjidhet nga trajnerët e skuadrave elite, ndërsa në të vend pati vetëm për mesfushorin Behar Maliqi dhe portierin Granit Kolshi.

Ferronikeli u përfaqësua vetëm me dy lojtarë, ndonëse dominoi plotësisht gjatë vitit 2015 në futbollin kosovar. Fitoi titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe pjesën vjeshtore të edicionit 2015/2016 e mbylli në vendin e parë.


Për përzgjedhjen e vetëm dy futbollistëve nga kampioni në fuqi, pati reagime të ndryshme të shtunën, por që vazhduan edhe të dielën.

Ish-trajneri i Ferronikelit, Gani Sejdiu, që u shpall edhe trajneri më i mirë i vitit 2015, të dielën, për gazetën ka thënë se të paktën është dashur që edhe dy futbollistë të ishin në mesin e 11 më të mirëve, të votuar nga 12 trajnerët e Superligës. Ai ka thënë se kolegët e tij është dashur që të jenë më profesional.

"Kur bëhen vlerësimet gjithmonë duhet shikuar kriteret. Edhe pse nuk më takon të flas, pasi edhe unë jam trajner që kam votuar, duhet shikuar kriteret dhe duhet të jenë më të saktë dhe më profesionist. E dimë që nuk mund të përfshihet një ekip i tërë në 11-she, por duhet që të shikohet suksesi i një klubi. Pra, Ferronikeli ka një vit e gjysmë që është lider dhe është dashur që të ketë më së shumti lojtarë në 11-she, pa dashur të hyjë në shije dhe zgjedhje të trajnerëve. Behar Maliqi dhe Granit Kolshi kanë qenë të padiskutueshëm, por edhe dyshja e qendërmbrojtësve Lapidar Lladrovci e Fidan Gërbeshi kanë qenë mbi nivelin e lojtarëve të Superligës, në ato pozicione. Nuk po them që të dy të hyjnë, por të paktën njëri prej tyre e ka merituar", ka thënë Sejdiu.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori