LAJMI I FUNDIT:

Shabani i bashkohet Feronikelit

Shabani i bashkohet Feronikelit

Bujar Shabani nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut, edhe pse akoma klubi korçar nuk ka bërë zyrtar largimin e tij.

Gjithsesi, largimi i tij është lënë për tu kuptuar pasi mesfushori nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës drejt Malagës ku korçarët po zhvillojnë fazën përgatitore.

Ndërkohë konfirmimi për largimin e tij vjen nga Kosova, pasi klubi i Feronikelit e ka prezantuar mesfushorin si një përforcim të afatit kalimtar të janarit.

Shabani në këtë mënyrë rikthehet tek ish-ekipi i tij pas vetëm gjashtë muajsh e do të kërkojë të mbrojë titullin kampion me bardhe e gjelbërtit.


Në njoftimin e bërë nga klubi kosovar, thuhet se mes palëve është nënshkruar një kontratë dyvjeçare, ndërsa Shabani vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës. /Telegrafi/