LAJMI I FUNDIT:

Paviq vlerëson lart basketbollin kosovar

Paviq vlerëson lart basketbollin kosovar

Trajneri i klubit të basketbollit Peja, kroati Branimir Paviq, ka thënë se basketbolli në Kosovë qëndron më lart se futbolli. Paviq, që udhëhoqi Pejën në vjeshtë, për basketbollin kosovar ka folur në mediume kroate.

Peja stinorin vjeshtor në Superligë e ka mbyllur pa humbje, ndërsa është lidere e grupit edhe në Ligën Ballkanike.

"Basketbolli në Kosovë ka status më të mirë se futbolli dhe të gjithë e dimë se sa të çmendura janë vendet e këtij rajoni për futbollin. Sallat janë të mbushura, ka transmetime televizive, sillen lojtarë të huaj dhe ndiqet rezultati", ka thënë Paviq për sajtin "crosarka.com".

"Liga Ballkanike mund të krahasohet me Ligën Alpe Adria ku luajnë Zagrebi dhe Kvarner 2010. Me kualitet është para Ligës së Kosovës dhe për ne paraqet një hap drejt Evropës. E tërë kjo duket diçka ndryshe në krahasim me basketbollin kroat, ka më shumë para në lojë, por kemi edhe presionin e rezultatit. Në skuadër mund të jenë pesë të huaj, punohet në popullarizim, ndërsa për trajnerë është përvojë e re", ka thënë Paviq, shkruan kohaditore.


Ai nuk është pishman që ka vendosur të drejtojë Pejën. "Kam marrë ofertë dhe e kam pranuar. Nuk do të them se është hap para në krahasim me ndonjë klub kroat, por definitivisht është hap në një drejtim tjetër. Mund të them se nuk jam pishman".

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori