Bashkimi tashmë e ka befasuar Ligën Ballkanike, ku ka arritur ta kalojë grupin në sezonin debutues në këtë garë.
Por, prizrenasit thonë se nuk do të ndalen me kaq. Nëse nuk ia dalin në Ligën Ballkanike, atëherë në basketbollin kosovar prizrenasit besojnë se do ta fitojnë ndonjë trofe në këtë edicion. Ata paralajmërojnë edhe përforcime të reja.
Befasia e këtij edicioni në Ligën Ballkanike pa dyshim që është skuadra e Bashkimit, e cila qysh në debutim ka arritur që ta kalojë fazën e grupeve ende pa përfunduar ky rreth garues.
Menaxheri i prizrenasve, Arlind Kaçaniku, është shprehur i lumtur me arritjet në stinorin vjeshtor. “Meqenëse është viti debutues synimi ynë ishte të kalojmë fazën e grupeve, madje ne këtë e kemi kaluar pa përfunduar faza grupore. Kemi zhvilluar ndeshje jashtëzakonisht të mira, duke mposhtur ekipe të forta si Mornari dhe Prishtina. Besoj se edhe në stinorin pranveror do të arrijmë të paraqitemi në këtë mënyrë”, u shpreh fillimisht Kaçaniku. Menaxheri i prizrenasve shpreson se ndonjë përforcim që do të sjellin në Prizren do të fitojnë ndonjë trofe. “Kemi një ekip shumë të mirë, por jemi duke shikuar të përforcohemi me një apo dy lojtarë të huaj kualitativë. Jemi në bisedime me disa lojtarë, por nuk ka asgjë konkrete. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë formë dhe të arrijmë të fitojmë një trofe, i cili është edhe synimi ynë këtë edicion”, u shpreh ai.
Sa i përket Ligës Ballkanike, Kaçaniku thotë se skuadra e portokalltë tashmë e ka arritur objektivin, duke e kaluar matematikisht grupin. Por, kjo nuk do të thotë se prizrenasit janë kënaqur me kaq. “Sa i përket Ligës Ballkanike, do të shkojmë hap pas hapi dhe sigurt”, theksoi Kaçaniku.
Bashkimi stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll e mbylli në pozitën e tretë me 21 pikë, duke regjistruar tetë fitore dhe katër humbje. Ndeshjen e fundit në kuadër të BIBL-së ndaj Lovcenit ekipi nga qyteti i lashtë do ta zhvillojë më 12 janar.
Bashkimi vlerësohet si njëri prej katër ekipeve më të forta të Kosovës në periudhën e pasluftës. Por, kushtet financiare kanë bërë që forma dhe këtij ekipi të ketë formë të luhatshme. Nganjëherë ka ditur të jetë tepër i fortë, por nga njëherë edhe ka zhgënjyer. Mirëpo, thuajse gjithnjë ka garuar në “Play-Off” të Superligës së Kosovës, bashkë me Sigal Prishtinën, Pejën e Trepçën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania