LAJMI I FUNDIT:

Berisha, më i miri i kryeqytetit

Berisha, më i miri i kryeqytetit

Departamenti për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin që po lëmë pas.

“Shpresa e vitit u shpall fundori ynë, Rinor Peci. Çmimin ‘Punëtori sportiv’ më i mirë në Komunën e Prishtinës e fitoi drejtori gjeneral, Florian Miftari”, thuhet në postimin e Sigal Prishtinës.

“Në pozitën e shtatë u rendit basketbollistja e klubit Sigal Prishtinës, Zërina Shatri. Kurse, sportisti më i mirë u shpall, MVP i Superligës së Kosovës ne Basketboll dhe i Balkan League, Dardan Berisha”, thuhet tutje.

Çmimin kryesor të vitit, ‘Klubi më i mirë’, me shumicë votash u shpall kampionia e Kosovës dhe e Ballkanit, Sigal Prishtina.


Me mirënjohje të veçantë u nderua edhe grupi i tifozëve, Plisat, të cilët janë gjithmonë në përkrahje të klubeve nga Prishtina.