LAJMI I FUNDIT:

Ahmed Januzi largohet nga Vorskla

Ahmed Januzi largohet nga Vorskla

Sulmuesi kosovar, Ahmed Januzi, do të largohet nga skuadra ukrainase Vorskla Poltava, pas nëntë viteve në të kaluara në këtë ekip.

Ish-sulmuesi i Kosovës së Vushtrrisë në dy vitet e fundit është përballur me lëndime të shumta.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit. “Klubi nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me Ahmed Januzin. Ne e falënderojmë për kontributin e dhënë”, thuhet në një njoftim zyrtar të faqes së klubit.

Ndryshe, Januzi vite më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë. Januzi është 27-vjeçar.


Pjesë e Vorsklas është edhe Armend Dallku, njëkohësisht edhe kapiten i kësaj skuadre. /Telegrafi/