LAJMI I FUNDIT:

Liria me dy-tri përforcime

Liria me dy-tri përforcime

As Liria e Prizrenit nuk e ka ndërmend të rrijë duarkryq gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ata janë duke zhvilluar bisedime me futbollistë, por që emrat mbahen të fshehur.

Erxhan Dana, drejtor sportiv, thekson se pritet të transferojnë 2-3 lojtarët në ditët e para të janarit.

“Jemi duke biseduar me një qendërmbrojtës dhe një mesfushor, do të shohim se a do të arrijmë marrëveshje. Po ashtu, do të huazojmë tre-katër futbollistë tek Ballkani dhe Rahoveci”, deklaroi Dana për gazetaulle.


I pyetur për sulmuesin Florim Bërbatovci, ai thotë se lojtari ka kontratë dhe nuk e kanë ndërmend ta lirojnë, pasi janë të kënaqur me paraqitjet e tij.