LAJMI I FUNDIT:

Klina dhe Istogu me palestra të standardeve evropiane

Klina dhe Istogu me palestra të standardeve evropiane

Në kuadër të inspektimeve në projektet infrastrukturore që investon MKRS-ja, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti inspektoi punimet në palestrat e sportit në Klinë e Istog, bashkë me kryetarët e komunave përkatëse, Sokol Bashota e Haki Rugova.

Këto dy projekte janë investim i MKRS-së, në të cilat sivjet janë ndarë rreth 786 mijë euro për palestrën në Klinë respektivisht 200 mijë euro për atë në Istog, ndërkaq vitin e ardhshëm do të investohen 115 mijë euro në palestrën e Klinës, ndërsa për atë në Istog do të investohen 300 mijë euro. Dy palestrat pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Ministri Shala u shpreh se përmes këtyre investimeve infrastruktura e sportit po përmirësohet dukshëm sipas standardeve ndërkombëtare e cila është një parakusht për rritjen e konkurrencës e cilësisë.

Sipas një komunikate të MKRS-së, Shala e vlerësoi ecurinë e punimeve dhe sipas tij, këto dy qytete shumë shpejt do të kenë palestrat e tyre moderne, të cilat do të jenë hapësira të rëndësishme për sportistët. Përmes këtyre hapësirave sportistëve do të krijohen lehtësira për zhvillimin e aktiviteteve të sportit.


Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës fizike e legjislative të sportit në Kosovë, me qëllim që sportistëve t’u krijohen mundësi e lehtësira për afirmim brenda dhe ndërkombëtarisht.

Ndërkaq, kryetarët Bashota e Rugova e falënderuan ministrin Shala dhe MKRS-në për mbështetjen e vazhdueshme. Ata i vlerësuan të mirëseardhura këto projekte të rëndësishme për sportistët e Klinës e Istogut sepse u krijohen hapësira për zhvillimin e garave dhe aktiviteteve tjera.

Përmes projekteve të përbashkëta në fushat e që i mbulon MKRS-ja, duke bashkëpunuar me komunat në bazë të prioriteteve të tyre, krijohen mundësi për zhvillimin e sektorëve të kulturës, rinisë e sportit, vlerësuan ata./KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori